Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalQENDRA E KUJDESIT DITOR – PEMA
Shpall Konkurs
PEMA është organizatë jo-qeveritare e cila ofron shërbime psikosociale me qëllim për të krijuar një mjedis sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm. Organizata vepron përmes katër qendrave të kujdesit ditor në katër komuna të Kosovës (Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren) për të ofruar shërbime sa më të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe familjet e tyre. Në kuadër të projektit “Mbrojtja sociale e grupeve më të cenueshme të fëmijëve – ofrimi i shërbimeve gjithëpërfshirëse psikosociale, të strehimit dhe të rehabilitimit” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, PEMA shpall konkurs për Këshilltar/e Psikosocial/e.
Pozita: VOZITËS
Vende të punës: 1
Qendra e Kujdesit Ditor: Prizren
Qëllimi kryesor i punës:
Të punojë me menaxhmentin dhe kolegët, në pajtim me legjislacionin vendor në mbrojtjen e fëmijëve dhe politikat e procedurat e organizatës, në krijimin e një mjedisi ku do të ndihmohen fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta të cilët vizitojnë Qendrën e Kujdesit Ditor – PEMA, për t’i zhvilluar shkathtësitë për jetesë të pavarur dhe për të ndërvepruar me moshatarët.
Përgjegjësitë kryesore
- Vozit fëmijët prej shkollës/shtëpive ne qendër dhe anasjelltas;
- Levizë karrocat ose paisjet e tjera nëse është e nevojshme;
- Mirëmban automjetin;
- Sipas nevojës e ndihmon stafin në kryerjen e detyrave të thjeshta në kuadër të ofrimit të shërbimeve/aktiviteteve me fëmijë.
Përgaditja /Kualifikimet
Ju lutem dërgoni aplikacionin tuaj (CV dhe Referenca) deri më 24 Shtator 2023, ora 16:00, në email adresën: pema.recruitment@gmail.com
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.