
POZITA: Shitës (Teknologji)
REFERENCA: SX-016/1-23
QYTETI: Prishtinë
PAGA: 500 €
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e IT-së dhe Sistemeve të Sigurisë, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Shitës.
PËRGJEGJËSITË:
- Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantoj produktet, të realizoj shitjen, të merret me përcjelljen e inkasimit të pagesës
- Sipas nevojës së kompanisë ose klientëve, të bëj prezantimin dhe shitjen e produkteve në teren
- Të këshilloj klientët për produktet dhe trendet e fundit të industrisë së teknologjisë informative dhe të sistemeve të sigurisë
- Të jetë tip energjik dhe i afërt me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjitha tipet e njerëzve
- Të komunikojë me bashkëpunëtorët ekzistues dhe potencial për të kontribuar me propozime për zhvillimin e shitjes, të dërgojë porositë duke ju referuar listës së çmimeve
- Të bëjë kontrollimin e stokut në pikat tjera dhe të krijoj listat për porositë e klientëve
- Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor
- Minimum 1 vite përvojë pune në shitje apo shërbimin ndaj klientëve
- Preferohet përvojë punë në industrinë e IT-së apo Sistemeve të Sigurisë
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office
- Të ketë vetë-iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit
OFERTA:
- Paga fillestare 500 Euro neto
- Orari i punës prej 08:00 deri 16:00, nga e Hëna deri të Shtunën
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal duke ndjekur trajnime profesionale
- Mundësi për të punuar në një kompani me ekip profesional dhe kreativ
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.
