RRETH KOMPANISË
“Ré nao” është një ndër shkollat më të para në industrinë e ofrimit të shërbimit të kurseve online me një llojllojshmëri të gjerë të gjuhëve të huaja. Shkolla jonë operon me një kuadër profesional dhe cdo herë duke përdorur teknologji të avancuar dhe metodologji bashkëkohore.
Misioni ynë është të krijojmë dhe të mirëmbajmë një vendshkollim virtual dhe fizik me përmasa të gjera e të shkëlqyera e cila fuqizon studentët të arrijnë potencialin e tyre më të lartë përmes metodave tona të mësimdhënies, më mësimdhënës me eksperiencë të lartë.
Meqë nga fillet e veprimtarisë sonë, na është besuar edukimi juaj në gjuhët e huaja tani vijmë edhe më afër jush duke hapur edhe lokalin e parë në rr.Muharrem Fejza në Prishtinë.
Me rastin e hapjes së lokalit të ri, Shkolla e Gjuhëve të Huaja “Ré nao” kërkon të punësojë
Mësimëdhënës/e të profileve të ndryshme, si më poshtë:
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUALIFIKIMET
Përgaditja arsimore: Kërkohet të jetë me diplomë bachelor ose në studime të gjuhës përkatëse. Njohuri amtare ose e rrjedhshme: Zakonisht kërkohet aftësi amtare ose rrjedhshmëri në gjuhë përkatëse, si dhe një kuptim i thellë i gjuhës, duke përfshirë gramatikën, sintaksën dhe fjalorin. Përvoja e mësimdhënies: Përvoja e mëparshme në mësimdhënien mund të jetë e dobishme.
Njohuri kulturore: Një kuptim i fortë gjuhës komunikuese dhe historisë së saj mund të jetë gjithashtu një aset.
Aftësi të forta komunikimi: Aftësitë efektive të komunikimit, si në gjuhë e huaj ashtu edhe në shqip, janë thelbësore për të pasur sukses si ligjërues.
Durim dhe fleksibilitet: Mësimdhënia e një gjuhe mund të jetë sfiduese dhe kërkon durim, përshtatshmëri dhe fleksibilitet për të punuar me një gamë të ndryshme nxënësish dhe stilesh të të mësuarit.
Shenim: Esenciale për të gjithë kandidatët është që të kenë një përputhshmëri me natyrën, veprimtarinë dhe misionin e shkollës Ré nao.
MËNYRA E APLIKIMIT
Nëse mendoni se jeni kandidati/ja i/e duhur dhe i plotësoni të gjitha kriteret e kërkuara me sipër rreth pozitës së cilës dëshironi të aplikoni, atëherë klikoni në këtë link https://shorturl.at/fopv0