1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje për pozitën Teknik Tereni

COIN l.l.c është kompani inxhinierike e specializuar në paisjet e sigurisë së lartë. Kompania jonë ka të hapur pozitën Teknik Tereni. Kjo pozitë është e përshtatshme për individët që duan të avancojnë në karrierën e tyre duke u njoftuar dhe trajnuar mbi pajisjet më inovative në domenin e sigurisë së lartë.

Lokacioni i zyrës është në Rr. Tahir Zajmi pn, Prishtinë, Kosovë (Objekti i Kosovatex).

Pershkrimi i pozites:

Tekniku i Terenit luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e pajisjeve. Ata janë përgjegjës për gjetjen e problemve, riparimin dhe kryerjen e mirëmbajtjes rutinë të pajisjeve.

Detyrat:

  •  Inspekton dhe gjenë problemet tek pajisjet;  
  • Kryen riparime dhe zëvendëson komponente të ndryshme në pajisje;
  • Kryen procesin e mirëmbajtjes duke parandaluar problemet;
  • Analizon problemet bazike teknike dhe gjenë zgjidhje për to;
  • Kalibron dhe teston pajisjet;
  • Verifikon dhe dokumenton funksionalitetin e pajisjeve;
  • Ploteson regjistrat me saktësi dhe përpikmëri për çdo servisim;
  • Merr pjesë, ose realizon procesin e instalimit të pajisjeve të reja.
  • Lexon skemat, manualet dhe informohet rreth funksionalitetit të pajisjeve.

Kriteret:

  • Shkollë të mesme në degët teknike (Avantazh);
  • Aftësi në punë me vegla mekanike
  • Aftësi në punë me instrumente matëse;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim;
  • Aftësi për të punuar si individ por edhe si pjesë e skuadrës;
  • Njohuri për gjuhen angleze (Preferueshme);
  • Patent Shofer.

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në hr@coin-systems.com

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 05/10/23 (4 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet