The North Unicorn
Përgjegjës/e i/e marketit
Shpërndaje
	 	 

The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila do ta hapë një zinxhir të marketeve për shitje me pakicë, në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet do t’iu ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.

Pozita: Përgjegjës/e i/e marketit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të jetë përgjegjës për funksionimin e rregullt të marketit në të cilin është duke e administruar;
  • Menaxhimi dhe motivimi i punonjësve në atë mënyrë që të rritet niveli i performancës;
  • Të punojë mbi idetë dhe praktikat që do të rrisin të hyrat dhe performancën e marketit;
  • Përpilimi me kohë dhe saktësi i dokumenteve zyrtare që duhet të mbahen në markete dhe dokumentet e kompanisë

Aftësitë dhe njohuritë:

  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
  • Nivel të lartë të vetëdijësimit komercial;
  • Të jetë në gjendje të marrë vendime dhe përgjegjësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative dhe të menaxhimit të kohës.

Kualifikimi dhe përvoja:

  • Diplomë universitare Bachelor ose Master në menaxhment, ekonomi apo fusha tjera relevante;
  • E dëshirueshme përvoja në fushë të njejtë apo të ngjashme.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 14.07.2019

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke klikuar në butonin “Apliko" ose duke e dërguar CV në këtë e-mail apliko@thenorthunicorn.com

TAGS: The North UnicornPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 908
Kategoria Menaxhment
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC