Kujtesa Net SH.P.K shpall konkurs për vend te lirë pune në pozitën:
Pozita : Depoist
Vendi I punes : Prishtine
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mban evidencë për të gjitha hyrjet dhe daljet e mallit nga depo,
- Pranimin dhe dorëzimin e porosive,
- Raporton tek menaxheri çdo ditë,
- Mban përgjegjësi për stokun që i ngarkohet,
- Zbaton të gjitha detyrat tjera që lidhen me Depo.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Kërkohen minimalisht 6 muaj eksperiencë pune,
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve të paketës Office (Excel i domosdoshem),
- Të jetë i aftë të punojë nën presion dhe të jetë i gatshëm te punoj me orar fleksibil,
- Njohja e gjuhës angleze (e preferuar),
- Të ketë leje qarkullimi të kategorisë B.
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto
dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Ftohen të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre bashkë me letër referencat permes butonit APLIKO KËTU ose në email: hr@kujtesa.com nga 05.09.2023 deri më datë 19.09.2023. Vetëm kandidatët që do
përzgjedhen në listën e ngushtë do kontaktohen.
⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?
