Operatorë në paketues
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen paketimin mekanik të produkteve ushqimore në fabrikën e prodhimit në ambalazhe individuale, kolektive dhe transportuese,
- Paketimi kryhet sipas udhëzimeve të përcaktuara të punës.
- Të mbaj përgjegjësi për: pamjen estetike të paketimeve, numrin e produkteve që paketohen, datën/datën e përdorimit të prodhimit, tekstin e deklaratës, fletën e kontrollit, mënyrën e paketimit, mbyllja e saktë, kontaminimi i mundshëm i produktit, etj.
- Informon menjëherë mbikëqyrësin e tij për mangësitë e identifikuara të produktit.
- Operatori ka per detyre kryerjen e funksioneve të nevojshme për realizimin e prodhimit të produkteve në sajë të udhëzimeve të punës nga Shefi i mirëmbajtjës.
- Puna kryhet në tërësi sipas normave dhe standardeve të përcaktuara për punë.
- Kujdeset për reduktimin e mbetjëve dhe ndërprerjën në funksionim.
- Operatori është i obliguar të përcjellë gjitha trendët e standardëve me të cilat është e çertifikuar kompania konform trajnimeve te ofruara nga Menaxheri i cilësise.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Përvoja në fushën përkatese konsiderohet përparësi, por jo e domosdoshme
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese me palët dhe stafin.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Vozites Kategoria B, C,
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Bën pranimin e mallit nga depoisti sipas faturave te mallit;
- Bën transportin e mallit prej depos deri tek blerësit;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (route planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi);
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit;
- Aftësi të larta organizative dhe ndërpersonale.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme.
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive C, C1
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion.
Punonjës në depo
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Kryen shkarkimin e mallit nga kamionët transportues dhe e vendosë mallin në depo;
- Bën renditjen e mallit sipas programeve;
- Bën ndarjen e mallit sipas faturave;
- Ngarkon furgonët me mall sipas orarit për ngarkim;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e depos, brenda dhe jashtë saj;
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë e shkollës së mesme;
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe punës ekipore;
- Të kenë aftësi për të punuar në orar fleksibil;
Vërejtje:Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin: info@vitafood-ks.com
Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Operator në Paketues, Vozitës, Punonjës në Depo etj…).
Konkursi do jetë i hapur deri me datë: 05.10.2023.