The North Unicorn
Menaxher/e Financiar/e
Shpërndaje
	 	 

The North Unicorn është një kompani e re në Kosovë, e cila do ta hapë një zinxhir të marketeve për shitje me pakicë, në të gjitha qytetet e Kosovës. Marketet do t’iu ofrojnë konsumatorëve “zbritje të mençura” (Smart Discount) në produktet kryesore ushqimore dhe jo-ushqimore për shtëpi.

Pozita: Menaxher/e Financiar/e

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të sigurojë që dokumentet ligjore të organizohen në përputhje me identitetin e institucionit dhe të përcillen debit;
  • Të përgadis buxhetin e zyrës qendrore si dhe të bëj konsolidimin e buxhetit qëndror dhe buxheteve të përgaditura të njësive regjionale;
  • Të sigurojë që dokumentet ligjore të rregullohen dhe të mbahen në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale;
  • Të bashkëpunojë me drejtorët financiar dhe administrativ regjional për koordinimin dhe konsolidimin e operacioneve të kompanisë si dhe për zgjidhjen e problemeve;
  • Të mbajë (ruaj) raportet me qarqet zyrtare në lidhje me subjektin;
  • Të bëj konsolidimin e raporteve mujore të aktiviteteve që i pranon nga njësitë regjionale dhe t’ia prezantoj menaxhmentit;
  • Të sigurojë kryerjen e të gjitha pagesave.

Aftësitë dhe njohuritë:

  • Njohje e mirë e principeve financiare të kompanisë dhe menaxhimit të performancës;
  • Aftësi të shkëlqyeshme menaxhuese;
  • Aftësi politike dhe prezantuese me kujdes ndaj kërkesave të konfliktit të interesit;
  • Nivel të larte të vetëdijesimit komercial;
  • Të jetë fleksibil/e dhe t’u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve;
  • Përkushtim dhe etikë në punë;
  • Njohja e gjuhës angleze.
  • Kualifikimi dhe përvoja:
  • Diplomë Bachelor apo Master në menaxhment, ekonomi, financa apo fusha tjera relevante;
  • E dëshirueshme diplomë nga SCAAK, apo të ngjashme;
  • Përvojë e dëshmuar në pozita të larta menaxhuese në fushë të njejtë.

Konkursi do të jetë i hapur deri me datën 14.07.2019

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke klikuar në butonin “Apliko" ose duke e dërguar CV në këtë e-mail apliko@thenorthunicorn.com

TAGS: The North UnicornPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1812
Kategoria Financa
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC