1

Elektricist

Ruaj
NewCo Ferronikeli Complex
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni: Elektricist

Departamenti: Mirëmbajtje

Lokacioni: Drenas, Kosovë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen punët sipas udhëzimeve nga mbikëqyrësi dhe merr përgjegjësi për zgjidhjen e problemeve elektrike në fabrikë
  • Njohuri të mira të instalimeve elektrike, kupton mirë vizatimet elektrike dhe përdor si duhet mjetet e punës
  • Njohuri të mirë për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë dhe aplikon të gjitha masat e sigurisë të parashikuara në udhëzimet dhe procedurat
  • Komunikim te mirë me departamentet e tjera, duke ofruar informacion të saktë dhe ndërhyrje në kohë

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Preferohet diplomë të shkollës së mesme profesionale elektrike ose diplomë e shkollës profesionale elektrike
  • 1 vit përvojë pune si elektricist, përvoja elektrike në industrinë e rëndë, veçanërisht në industri relevante apo punë të ngjashme konsiderohet si përparësi
  • Aftësi për të kuptuar dhe interpretuar diagramet dhe projektet e instalimeve elektrike
  • Njohuri, shkathtësi dhe aftësi për të bërë instalime, riparime dhe për të identifikuar artikujt e kësaj kategorie.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 30.09.2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Elektricist”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Inxhinieri
Skadon 30/09/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet