1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Kompania Albatros Company me lokacion në Prishtinë shpallë konkurs për pozitën:

Operator/e i/e logjistikës


Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Koordinimi i dërgesave dhe shërbimeve të transportit me klientet dhe partnerët e logjistikës.
  • Menaxhimi dhe përgatitja e dokumentacionit të transportit
  • Monitorimi dhe gjurmimi i statusit të dërgesave, duke ofruar përditësime në kohë për klientët dhe ekipet e brendshme.
  • Kordinimi me agjencitë doganore për import dhe eksport për përgatitjen në kohë të procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit përkatës.
  • Sigurimi i respektimit të rregulloreve të tregtisë ndërkombëtare
  • Identifikimi i mundësive për përmirësime të procesit dhe zbatimi i praktikave më të mira për të rritur efikasitetin.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Te këtë experience punë në fushën e transportit ndërkombëtar te mallrave.
  • Aftësi të forta organizative me aftësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.
  • Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe të menduarit kritik për të zgjidhur sfidat e logjistikës.
  • Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë përmes e-mail adresës: info@albatros-itl.com

Kategoria Transport, Logjistikë
Skadon 29/09/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet