1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Shpallje për Financier/Financiere

COIN L.L.C. është kompani inxhinierike. Tani kompania është nën udhëheqjen gjeneratës së tretë. Kompania jonë ofron mundësi punësimi si Financier/Financiere.

Lokacioni i zyrës është: Rr. Tahir Zajmi 130, Prishtinë, Kosovë (Objekti i Kosovatex).

Detyrat:

  • Krijimi dhe implementimi i politikave financiare për të siguruar efiçencë maksimale;
  • Pjesëmarrje dhe mbikqyrje në krijimin dhe planifikimet buxhetore;
  • Mbanë rekordin e faturave dhe transaksioneve në baza ditore
  • Pjesmarrje në auditimet financiare
  • Monitorimi dhe përditësimi i të gjitha transaksioneve bankare;
  • Realizimi i transaksioneve sipas kërkesës;
  • Përgaditja e raporeve dhe faturave në bazë të kërkesës;
  • Si dhe punë të tjera të caktuara, të ndërlidhura ma natyrën e punës.

Kriteret:

  • Diplomuar në Fakultetin Ekonomik (E preferueshme)
  • Eksperiencë në fushën e financave;
  • Vëmendje e shtuar në detaje;
  • Njohuri shumë të mira në MS Office (Word, Excel, Powerpoint);
  • Dinamik/e, fleksibile, kreative dhe të përshtatshme për punë në ekip;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Patent Shofer (opcionale).

Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në hr@coin-systems.com

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 29/09/23 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet