ACE Group shpall konkurs për pozitat:
- Kontabiliste të brendshme për ndërtime (2) (Me përvoje pune)
Kërkesat për këtë pozitë:
- Diplomë universitare
- Minimum 2 vite përvojë pune në kontabilitet
- Njohuri në sisteme financiare dhe MS Excel
- Njohuri të mira të legjislacionit në fuqi dhe të praktikave të kontabilitetit
- Njohuri të mira të SNRF-ve.
Përshkrimi i detyrave të punës
- Regjistrimi i faturave të blerjeve vendore në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjet e tjera te zbatueshme
- Mirëmbatja e dokumentacioneve financiare në bazë të kërkesave ligjore
- Përgatitija dhe menaxhimi i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme
- Regjistron veprimet bankare. Arkës dhe Kontrollon blerjet – shitjet në detaje.
- Menaxhon llogaritë kontabël dhe kontrollon saktësinë e regjistrimeve kontabël të transaksioneve;
- Përgatit regjistrimet e pagave në sistemin e kontabilitetit
- Kooridon Barazimin dhe dokumentimin me furnitorë
- Monitoron barazimin ditor të të gjitha llogarive bankare dhe llogarive kalimtare
- Përgatit raportet dhe bën deklarimet pranë ATK
- Përgatit Pasqyrat Financiare;
- Detyra tjera të caktuara nga Menaxhmenti
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë përmes email acegroupshpk@gmail.com