1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Retail Manager
Departmenti: Komercial
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.

Një ditë në ekipin tonë:

  • Zhvillimi i gjerë i biznesit përmes një rrjetit të shitjes me pakicë në nivel Kompanie
  • Pjesëmarrje në hartimin e strategjisë komerciale për rrjetin e dyqaneve
  • Bashkëpunim i ngushtë me marketingun për zbatimin e planit të marketingut dhe merchandising
  • Hartimi dhe zbatimi i strategjisë së shitjes së rrjetit me pakicë
  • Zbatimi i planit strategjik dhe buxhetit për fillimin e aktiviteteve të kompanisë
  • Mbikëqyrja, në bashkëpunim të ngushtë me Area Menaxheret dhe drejtuesit e dyqaneve me pakicë, per e përzgjedhjen e personelit dhe cilësisë së shërbimit ndaj klientit
  • Krijimi i metodave dhe kontrolleve që synojnë të rrisin kënaqësinë e klientit nëpërmjet shërbimit dhe inovacionit
  • Përdor mjetet e ndërmarrjes dhe kryen analizat e nevojshme për të siguruar faktorët e kohës, çmimin dhe cilësinë
  • Monitorimi i tregut dhe analiza e tregut
  • Koordinimi i aktiviteteve të kompanisë me pakicë me aktivitetet e shitjes me shumicë
  • Përgjegjësi e plotë P&L për funksionimin e dyqaneve
  • Arritja e objektivave të ndryshëm të KPI të performancës së dyqanit
  • Kontrolli dhe mbajtja e aksioneve në nivele buxhetore
  • Percjell Inventarët ciklik dhe operacionet e stokut në baza të rregullta
  • Zgjerimi i rrjetit në koordinim me menaxhmentin e lartë.

Kualifikimet :

  • Minimumi 2 vjet eksperiencë si Menaxher Shitje me Pakicë ose minimumi 5 vjet përvojë Menaxhimi i një departamenti shitjesh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
  • Diplomë kolegji (MBA e preferuar)
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore
  • Flet rrjedhshëm anglisht
  • Të ketë aftësi të larta kompjuterike

Aftësi personale:

  • Minimumi 2 vjet eksperiencë si Menaxher Shitje me Pakicë ose minimumi 5 vjet përvojë Menaxhimi i një departamenti shitjesh.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal
  • Diplomë kolegji (MBA e preferuar)
  • Aftësi të shkëlqyera të punës në grup dhe fleksibilitet në marrëdhëniet njerëzore
  • Flet rrjedhshëm anglisht
  • Të ketë aftësi të larta kompjuterike

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke derguar email në adresën: hr@neptun-ks.comose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun:  https://www.neptun-ks.com/job-advertisement-details.nspx?advertisement=1079

Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6'000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Kategoria Menaxhment
Skadon 24/09/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet