Shpallje për pozitën Help Desk
COIN l.l.c është kompani inxhinierike e specializuar në paisjet e trajtimit të valutës. Tani kompania është nën udhëheqjen gjeneratës së tretë. Kompania jonë ka të hapur pozitën e Help Deskut. Ne ofrojmë një vend pune dhe një mundësi shumë të mire për një officer të Help Deskut. Kjo pozitë është e përshtatshme për individët që duan të avancojnë në karrierën e tyre duke u njoftuar dhe trajnuar mbi pajisjet më inovative në domenin e sigurisë së lartë.
Lokacioni i zyrës është në Rr. Tahir Zajmi 130, Prishtinë, Kosovë (Objekti i Kosovatex).
Detyrat:
- Sigurimi i suportit teknik për përdoruesit e sistemeve të ndryshme
- Sigurimi i përgjigjeve në pytjet e klientëve dhe sigurimi i linjës së parë të suportit për paisje
- Mbajtja dhe arranzhimi i dokumentimit për secilën paisje
- Instalimi ose mbikqyrja e instalimit të softverëve të ndryshëm nëpër paisje
- Marrja e shënimeve dhe dokumentimi i errorëve në paisje
- Menagjimi dhe mirëmbajtja e komunikimit me klientët
- Ngirjta e çështjeve për support dhe menagjimi i tyre
- Ndërmjetësimi në mes të suportit të nivelit të parë dhe atij të tretë
- Mbajtja e trajnimeve mbi funksionalitetin e pajisjeve
- Akomodon pamundësitë e teknikëve dhe klientëve duke lexuar dokumentimin dhe duke rekomanduar paisje/teknika për tejkalimin e problemeve
- Mëson punen me softver specifik, dhe përpilon dokumentim për softverët në fjalë
- Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë
- Menagjimi i faqeve të mediae sociale
- Krijimi i përmbajtjes së faqeve të mediave sociale
- Menagjimi i klientëve në faqet e mediave sociale
- Krijimi i kampanjave të marketingut në mediat sociale
Kërkesat:
- Njohuri e mirë e MS office
- Aftësi bazike për LAN
- Aftësi në zgjidhjen e problemeve
- Proeficencë në përdorimin e kompjuterit
- Administrimi i sistemeve
- Aftësi në shërbimin ndaj klientit
- Aftësi të shkëlqyeshme kominikimi verbal dhe të shkruar
- Njohja e gjuhes angleze
- Patentë shoferi
Të gjithë ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të
bëheni pjesë e ekipit tonë, aplikoni duke dërguar CV-të tuaja në hr@coin-systems.com