1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Pozita: Burime Njerëzore
Lokacioni : Veternik, Prishtine
Orari : Orar i Plotë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Rekrutimi dhe përzgjedhja e kandidatëve të përshtatshëm për pozitat e hapura
  • Përgadit dhe menaxhon shpalljet e vendeve të punës dhe proceset e shpalljes
  • Përgadit dokumentet e nevojshme për kontratat e punës, duke përfshirë detajet e pozitës,
    përgjegjësitë, kushtet e pagës, përfitimet dhe rregullat e punës.
  • Sigurimi që të gjitha kontratat e punës të respektojnë ligjet dhe rregulloret aktuale të punës
  • Mbledhja, ruajtja dhe organizimi i të dhënave per secilin punonjës/e për arsye ligjore dhe
    administrative.
  • Siguron administrim të plotë, kualitativ dhe konfidencial me dosjet e personelit dhe të gjitha
    kontratat, marrëveshjet në lidhje me kompaninë
  • Të mbajë takim me punonjësit në lidhje me përmbajtjen dhe kuptimin e kontratave të tyre të punës.
  • Menaxhimi i performancës dhe vlerësimi i punonjësve.
  • Planifikimi dhe organizimi i programeve të trajnimit.
  • Realizimi i trajnimeve të ndryshme për rritjen e aftësive të punonjësve.
  • Menaxhimi i konflikteve dhe zgjidhja e çështjeve të sjelljes në punë.
  • Trajtimi i ankesave dhe këshillimi i punonjësve në çështje të ndryshme.
  • Përpilimi i raporteve dhe analizave të nevojshme për menaxhimin e burimeve njerëzore.
  • Kërkimi i metodave të reja të rekrutimit, seleksionit, trajnimit dhe mirëmbajtjes së punonjësve.
  • Gatishmëri për të ndihmuar rreth kërkesave
  • Përpunimin e listës së pagave
  • Punë të tjera lidhur me Burime Njerëzore

Kualifikimet:

  • Diplomë bachelor
  • Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal
  • Të jetë i/e informuar mbi rregulloret dhe ligjet në fuqi
  • Të ketë saktësi dhe vëmendje në detaje të punës
  • Njohuri të përgjithshme të teknologjisë dhe pakos Microsoft
  • Të ketë njohuri të gjuhës shqipe në të shkruar dhe angleze
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV
  • Referencë e përvojës së punës
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të
aplikojnë duke dërguar CV në e-mail adresën info@noircorp.com
Afati i aplikimit është deri me datën 20/09/202

Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 20/09/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet