1
PREMIUM

Vende të lira pune

Ruaj
NLB Banka
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS

për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës:

  1. Analist për Menaxhim të Riskut te Likuiditetit dhe të Tregut në Sektorin për Menaxhim të Riskut ( një vend pune)
  2. Analist për Menaxhim të Riskut Mjedisor dhe Social në Sektorin për Menaxhim të Riskut ( një vend pune)
  1. Analist për Menaxhim të Riskut të Likuiditetit dhe të Tregut

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime);
  • Njohuri të kontabilitetit dhe specifikat e operacioneve të sistemit bankar;
  • Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Aftësi analitike dhe njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave të sektorit bankar
  • Preferohet përvojë bankare së paku 3 vjet-përparësi në riskun e likuiditetit dhe tregut;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative).

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zbatimi i procedurave dhe rregulloreve të definuar sipas Politikës për menaxhim të likuiditetit, rreziqeve të tregut dhe normës së interesit;
  • Hartim i raporteve në mënyrë të saktë dhe me kohë të raporteve (stress tests, LCR, NSFR dhe raporteve tjera për rreziqet e tregut, normës së interesit) për shfrytëzim brenda dhe jashtë Bankës.
  • Monitorim i Riskut të tregut, normës së interesit dhe likuiditetit, si dhe koordinimi i proceseve me NLB d.d. dhe akterët tjerë të brendshëm;
  • Bashkëpunimi me pjesët e tjera organizative të cilat marrin pjesë në përgatitjen e realizimit të plasmanëve;
  • Modelimi dhe/apo validimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës se NLB Group dhe përkrahja e projekteve në fushën e likuiditetit dhe rreziqeve te tregut.
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara nga përgatitja e Bankës për aplikimin e standardeve ndërkombëtare të afarizmit (Basel II dhe III, azhurnimi sipas ndryshimeve te IAS.);
  • Për punën e vet i përgjigjet Drejtorit të Sektorit;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.
  1. Analist për Menaxhim të Riskut Mjedisor dhe Social

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa), FSHMN (drejtimi Matematikë Financiare në Banka dhe Sigurime), Inxhinieri mjedisore;
  • Njohuri në fushën e ESG-s, rregulativat lokale, ndërkombëtare dhe standardet ne fushën e ESG-s (energjisë se ripërtërijmë, ruajtjes së energjisë, EU Taxonomy);
  • Preferohet njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar;
  • Aftësi analitike dhe njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave të sektorit bankar;
  • Përvoja bankare apo industri tjera në fushën e ESG-së është përparësi;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze (obligative);

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës së menaxhimit me riskun mjedisor dhe social (ESG/ESMS), dhe riskut kreditor;
  • Vlerësimi i bonitetit te klientit dhe përcaktimi i limitit të obligimeve për të gjithë klientët të cilët aplikojnë në nivelin e filialit;
  • Monitorimi i rregullt (se paku mujore) i performancës së portfolios kreditore në nivelin e degës;
  • Përgatitja e raporteve mbi performancën e portfolios kreditore dhe për çdo kredi individualisht; përgatitja e raporteve për skrinin të transaksioneve sipas standardit dhe metodologjisë për ESMS/ESG
  • Raportimi në sektorit të riskut lidhur me riskun kreditor, mjedisor dhe social (në baza ditore, javore, mujore, apo edhe sipas nevojës);
  • Bashkëpunimi me pjesët e tjera organizative të cilat marrin pjesë në përgatitjen e realizimit të plasmanëve;
  • Vlerësimi i riskut të ESG-së për ekspozimet kreditore, si dhe monitorimi i riskut në baza të rregullta, dhe raportimi në nivel të grupit;
  • Modelimi dhe/apo validimi i raporteve të ndryshme sipas kërkesës së Grupit NLB;
  • Organizimi dhe mbikëqyrja e aktiviteteve të drejtuara në fushën e ESG-së;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas fushëveprimit të vendit të punës sipas urdhrit të udhëheqësit më të lartë.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 10 gusht 2023. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet