Migros Group
Udhëheqës Divizioni/Shitje
Shpërndaje
	 	 

MIGROS Group sh.p.k. shpall konkurs për pozitën:

Pozita: Udhëheqës Divizioni/Shitje

Migros Group është themeluar si biznes familjar në vitin 1978, në tregtimin e pemëve dhe perimeve, dhe që nga atëherë është zgjeruar në fusha të ndryshme të produkteve industriale për konzum ditor. Sot kompania është një nga liderët në fushën e importit dhe distribuimit të brendeve të mëdha ndërkombëtare dhe atyre rajonale në territorin e Kosoves. Disa nga brendet e njohura përfshijnë: Nestlé, Colgate Palmolive, AIA, Saponia , Selpak , Monini, Scotti, Zvijezda, Jamnica, Koestlin, Calvo, Kandit ,Croco, Kotanyi, Bimilk, Costa d’Oro, Bauer, etj.

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Përgjegjës për arritjen e targeteve mujore dhe vjetore të shitjes për divizionin e tij/saj
  • Menaxhimi i forcës shitëse përmes caktimit të planeve të shitjes për person, monitorimin e standardeve të performancës dhe trajnimin e vazhdueshëm gjatë ekzekutimit të punës në terren.
  • Zhvillon njohuri për klientët, të bërit biznes me ta dhe percjellë aktivitetet e konkurencës ne treg
  • Ne bashkëpunim me Brend Menaxherin, përgatitë aktivitetet promocionale mujore dhe kuartale
  • Zbaton dhe rishqyrton planet promocionale mujore dhe kuartale dhe siguron ekzekutimin e tyre në përputhje me strategjinë e biznesit dhe nevojave të klientit/ konsumatorit
  • Zbaton Procesin e Planifikimit Strategjik për Klientët Kyç
  • Percjell shitjet sipas klientit, brendit, artikullit etj.

Kushtet e përgjithshme:

  • Preferohet shkollim i lartë profesional
  • Të ketë njohuri të avancuar kompjuterike si dhe i gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani
  • Të ketë patentë shoferin kat. B
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup
  • Të jetë fleksibil dhe t'u përgjigjet pozitivisht ndryshimeve
  • Njohja e gjuhës angleze, njohja e gjuhëve regjionale është avantazh
  • Preferohet së paku dy (2) vite përvojë pune në punët e sipër theksuara ose punë tjera të ngjashme

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: hr@super-viva.com, ose personalisht në adresen: Migros Group, zona Industriale Fushë Kosovë.  

TEK SUBJEKTI TË CEKET POZITA PËR TË CILËN APLIKONI, në të kundërtën aplikacionet janë të pavlefshme.

TAGS: Migros Group ShpkPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2030
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC