European College of Kosovo
Trajnimi: Si të aplikojmë për një vend pune?
Shpërndaje
	 	 

Trajnimi: Si të aplikojmë për një vend pune?

European College of Kosovo organizon trajnimin Si të aplikojmë për një vend pune?. Trajnimi ka për qëllim që të sfidoj kandidatët mbi rrugëtimin dhe fazat të cilat kalojmë nga hulumtimi deri tek punësimi. Në rast se deri tani nuk keni pasur fat për të gjetur një vend pune apo aplikoni cdo ditë për punë dhe nuk ftoheni fare as në intervistë, keni pasion dhe dëshirë për punë por punëmarrësit nuk e shohin, ky trajnim është zhgjidhja juaj.

Kujt i dedikohet ky trajnim?
Ky trajnim është i hapur dhe mirëpret të gjithë ata persona të cilët kanë vullnet për punë dhe dëshirojnë një vend pune, janë mendjehapur dhe të gatshëm për ndryshime në jetën e tyre, ëndërrojnë suksesin apo dëshirojnë pagë më të madhe por nuk dinë çfarë dhe si duhet të veprojnë.

Çfarë do të mësoni?
I përpiluar për përdorim në çdo profesion, përmbajtja e trajnimit ofron përgatitje praktike për zhvillimin e aftësive më të rëndësishme për gjetjen, ndrrimin dhe mbajtjen me sukses të vendit të punës.

Moduli – Aplikimi për punë
- Qysh me dit ku ka punë?
- Si me apliku?
- Si mu dallu nga të tjerët?
- Intervista - 10 minutat finale !!
- Kontakti përmes emailit dhe telefonit
- Ushtrime grupore / Raste stimuluese

Kohëzgjajta & Orari
Grupi 1:Trajnimi 3 ditor realizohet me datat  22, 29 Qershor, 6 Korrik 2019
Orari: E Shtunë nga ora 09:30h - 15:00h + (Konsulencë individuale 1-1)

BURSA TË PLOTA: Kandidatët që fitojnë bursë të plotë, kanë obligim vetëm shumën prej 15€ e cila mbulon koston administrative.

Linku i aplikimit për bursë 100% : (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)

Kosto e trajnimit & Informata
Trajnimi në total kushton 120€ 60€ për kandidatët e regjistruar para datës 12 Qershor. Në çmim janë të përfshira: materialet praktike të trajnimit, orët e trajnimit përgatitor praktik, detyrat dhe ushtrimet dhe certifikata.

Regjistrohu në trajnim : (REGJISTRO TRAJNIMIN DUKE KLIKUAR KËTU)
Pagesa bëhet në TEB bankë, në llogarinë bankare të “Kolegji Europian i Kosovës” me nr.llogarise: 20-11-0000937177-54 apo në ambientet e Kolegjit Europian të Kosovës nga data e shpalljes deri më 12 Qershor 2019.

Si të aplikohet ?
Të interesuarit mund të plotësojnë online aplikacionin duke shprehur interesimin e tyre apo të paraqiten në ambientet e ECK për të plotësuar aplikacionin, kontratën dhe pagesën. 

TAGS: European College of KosovoPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1109
Kategoria Të tjera
Skadon Ka skaduar!
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC