Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - Ministarstvo za Rad i Socijalne Zaštite Ministry of Labour and Social Welfare

Bazuar në nenin 12, paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/ L -149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, dhe në Ligjin Nr. 04/L-077  për Marrëdhëniet e Detyrimeve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve të veçanta, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale :                                                                         

Shpall Konkurs Publik

për Marrëveshje për Shërbime  të Veçanta

Emri i Institucionit:  

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Titulli i punës:          

Bashkëpunëtor profesional,

Me prioritet për komunitete jo shumicë/minoritetit Rom,Ashkali,Egjiptian an

Lloji i kontratës:         

Marrëveshje për Shërbime të Veçanta–(MSHV)

Raporton te:             

Udhëheqësi i Departametit

Koeficienti :

6 (gjashtë)

Kohëzgjatja e kontratës:

Gjashtë (6) muaj 

Orari i punës:            

I plotë

Numri i ekzekutuesve:

1 (një)

Vendi:                        

Departamenti i Pensioneve -Prishtinë

Detyrat dhe kryesore:

  • Bashkëpunon me zyrtarët profesional në Departament të Pensioneve dhe zyrat e pensioneve nën mbikqyrje zyrtarëve përgjegjës;
  • Ofron këshilla profesionale rreth çështjeve që ndërlidhen me punën e pensioneve;
  • Bën analiza për çështjet që ndërlidhen me lajmërimet e pensionistëve;
  • Punon punë adminstrative në kuadër të skemave pensionale.

Shkathtësitë e kërkuara: (Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera që kërkohen për ketë vend  të punës)

  • Diplomë bachelor,
  • Trajnime dhe kurse të kryera në fusha të ndryshme,
  • Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme;
  • Të njoh gjuhët zyrtare që fliten në Kosovë
  • Aftësi për punë në ekip;Aftësi të mira komunikative;

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs :

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar,  janë në posedim të drejtave civile dhe politike, kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave dhe të cilët kanë aftësitë fizike që kërkohen për pozitën përkatëse.

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin :

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 03/L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve.  Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Procedurat e konkurrimit :

Procedura e konkurrimit është e hapur për kandidatët e jashtëm,  nga komunitet jo shumicë.

Paraqitja e kërkesave :

Marrja dhe dorëzimi i aplikacioneve: Divizioni për Burime Njerëzore, Rruga ”Edit Durham”  Nr. 46-Prishtinë,afër sheshit“Zahir Pajaziti”ndërtesa e MPMS-së.

Për informata më të hollësishme mund ta kontaktoni  Divizionin për Burimeve Njerëzore, çdo ditë pune prej orës 8:00 – 16:00.

Konkursi mbetet i hapur 7(shtatë) ditë kalendarike, nga dita e publikimit, nga data: 12.06.2019 deri më 18.06.2019, që konsiderohet dita e fundit e mbylljes së konkursit.

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda 2 ditësh; aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Aplikacionit i bashkëngjiten kopjet e dokumentacionit për kualifikimin arsimor, dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës, për të cilin konkurrohet.

Aplikacionet e dorëzuara nuk kthehen!

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë nëpërmjet telefonit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mirëpret aplikacionet nga të dy gjinitë nga të gjitha komunitetet.

TAGS: Ministria e Punes dhe Mireqenies SocialePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1883
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC