Ministria e Administratës Publike
Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Administratës Publike - Ministarstvo Javne Uprave - Ministry of Public Administration

K O N K U R S

Në bazë të Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Nenit 11 paragrafi 1 (1.1) të Rregullores Nr. 17/2018 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, Ministria e Administratës Publike shpall konkurs për këtë vend pune:

Titulli i vendit të punës:

Kryeshef Ekzekutiv në:

  • Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (1).

Paga mujore: 1.171.17 € bruto.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryeshefi ekzekutiv drejton dhe përfaqëson Agjencinë dhe në mënyrë të veçantë është përgjegjës për: propozimin e planit dhe raportin vjetor të performancës të Agjencisë; menaxhimin e burimeve njerëzore të Agjencisë ne pajtim me Ligjin ne fuqi për nëpunësit civilë; ekzekutimin e buxhetit dhe miratimin e pagesave sipas legjislacionit për menaxhimin e financave publike; lidhjen e kontratave në emër dhe për llogari të institucionit, në pajtim me ligjin; menaxhimin e pronës shtetërore, që i është besuar Agjencisë për administrim; çdo përgjegjësi tjetër që i caktohet me ligj.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

  • Në Shërbimin Civil kanë të drejtë të punësohen shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar; janë në posedim të të drejtave civile dhe politike; kanë përgatitjen e nevojshme arsimore dhe aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave ekzekutive, drejtuese ose zbatimin e funksioneve administrative, që sipas ligjit kërkohen për pozitën përkatëse.

Procedurat e konkurrimit:

  • Konkurrimi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është i hapur dhe kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë nëpunësit civilë në pozita të larta drejtuese, pozita drejtuese ose në pozita të barasvlershme në institucionet e administratës publike apo në kompanitë publike ose private.

Shkollimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare (minimum 4 vjeçare pas shkollës së mesme) apo të avancuar, e preferuar në fushat që ndërlidhen me punën e Agjencisë përkatëse.

Aftësitë, përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen:

  • Duhet të kenë shkathtësi në përcaktimin dhe arritjen e objektivave strategjike të institucionit; aftësi të larta organizative dhe drejtuese; aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit dhe negocimit; aftësi të dëshmuara për analizën e gjendjes dhe ofrimin e opsioneve; standarde të larta të integritetit; ndershmërisë dhe drejtësisë; njohuri bazike në programet e kompjuterit.
  • Së paku 8 vjet përvojë pune profesionale përfshirë së paku 5 vjet në nivelin drejtues pas diplomimit në universitet.
  • Njohja e gjuhëve të huaja ka përparësi në rast të vlerësimit të barabartë të kandidatëve.

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

  • Përzgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv bëhet në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 17/2018 për Procedurat e Emërimit në Pozita të Larta Drejtuese në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores Nr. 17/2018 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Kohëzgjatja e emërimit:

  • Mandati për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është 3 vjet.

Data e mbylljes së konkursit:

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit.

Paraqitja e kërkesave:

  • Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Ministrinë e Administratës Publike, Zyra e Personelit, dhoma nr. 320, kati III , ndërtesa e Pallatit të Shtypit, Prishtinë, ose nëpërmjet adresës elektronike në linkun: Pld@rks-gov.net.
  • Aplikacionit i bashkëngjiten: kopja e letërnjoftimit, kopjet e dokumentacionit mbi kualifikimin, të diplomuarit në universitetet jashtë vendit t’ia bashkëngjisin dëshminë e nostrifikimit të diplomës; dëshminë për përvojën e punës; dëshminë se nuk është në hetime apo i dënuar për vepër penale (e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se data e shpalljes së këtij konkursi) dhe dokumentacionet e tjera të nevojshme, që kërkohen për vendin e punës.
  • Aplikuesit duhet të paraqesin: 1) një CV; dhe 2) një letër motivim me shpjegime të qarta dhe shembuj nga përvoja profesionale që tregojnë se si përvoja dhe aftësitë e tyre përputhen me kërkesat e vendit të punës.

“Shërbimi Civil i Kosovës ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e Shërbimit Civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafin 3, të Ligjit Nr. 03/L-149 mbi

Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”.

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
  • Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin për verifikim dokumentet origjinale.

Për informata të hollësishme, mund të kontaktoni znj. Sala Shala në tel: 038-20030620, prej orës 8:00 – 16:00.

TAGS: Ministria e Administrates PublikePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 564
Kategoria Menaxhment
Skadon 7 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC