Mogo Finance
Thirrje për Shërbime të Auditimit
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJE PUBLIKE E TENDERIT Nr. 01-MOGO-2019

Tender : Auditimi i Pasqyrave Financiare për vitin 2019

Datat e publikimit: 11 Qershor 2019.

Data e mbylljes: 18 Qershor 2019 ora 16:00.

Objekti i kontratës: Marrëveshje për Shërbime të Auditimit.

Autoriteti kontraktues: IFJB Mogo SHPK

IFJB Mogo SHPK kërkon kontraktues profesional për të kryer shërbime auditimi në IFJB MOGO SHPK sipas IFRS dhe rregullave te BQK-se për vitin financiar që përfundon më 31 Dhjetor 2019.

1. Kërkesat për ofertat financiare:

Ju lutemi, që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyra e IFJB MOGO SHPK në pajtim me kërkesën e parashtruara me lartë .

  • Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në,
  • Ofertat duhet të dorëzohen në zarf te mbyllur me date 17 Qershor ne ora 16:00.
  • Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, kompania do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në,

2. Kushtet e përgjithshme:

  • Adresa e plotë dhe detajet kontaktuese të ofertuesit.
  • Te përfshijë detajet e llogarisë bankare të ofertuesit.
  • Të përmbajë numrin e ofertës
  • Te përmbajë datën e ofertës.
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje).
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit si pagues i TVSH-së ( kopje).
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Numrit Fiskal (kopje).
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet kopja e një dokumenti identifikues të pronarit të ndërmarrjes (letërnjoftimi, pasaporta apo patenta e shoferit).
  • Auditori i jashtëm duhet të ketë së paku 3 (tre) vjet eksperiencë në fushën e auditimit të pasqyrave financiare të institucioneve financiare jo-bankare (IFJB), institucioneve mikrofinanciare (IMF),  kompanive te sigurimit apo bankave.
  • Ofertës duhet t’i bashkëngjitet organogrami organizativ i ndërmarrjes – luteni që gjithashtu të ofroni një biografi të shkurtër të ekspertëve apo punonjësve të kualifikuar dhe me përvojë te cilët propozohen për kryerjen e shërbimeve te kërkuara;
  • Ofertës gjithashtu duhet t’i bashkëngjiten tri referenca të lëshuara nga institucionet e sipërpërmendura ne fushën e përvojës me larte, që konfirmojnë se ofertuesit kanë ofruar shërbime të ngjashme sikurse ato te kërkuara me këtë dokument (jo më të vjetra se tri vite).
  • Ofertës duhet ti bashkëngjitet licenca për të kryer shërbime auditimi ne Republikën e Kosovës.

3. Kushtet dhe rregullat e tenderit:

  • Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në zyrën e IFJB MOGO SHPK në adresën: Rr. Ukshin Hoti,Nr45/6 ,10000 Prishtinë, Kosovë.
  • MOGO SHPK do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura ne zarf dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit (e-mail, telefon, faks, etj). Kompania nuk pranon përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mospranimin e zarfeve.
  • Afati për dorëzimin e ofertave është deri në ora 00 të datës 18 Qershor 2019.
  • Ne ruajmë të drejtat për të ndryshuar specifikat, për të anuluar këtë tender, për të ftuar sërish pjesëmarrës të caktuar që ta dorëzojnë prapë ofertën e tyre, dhe për të diskualifikuar cilindo ofertues pa dhënë njoftime paraprake apo arsye për këtë.
  • Ne ruajmë të drejtat për të mos kontaktuar me ofertuesit gjatë procesit të tenderimit.
  • Për çdo paqartësi lidhur me tenderin në fjalë, ju lutemi qe t’i drejtoni pyetjet tuaja në e-mail adresën: info@mogo-kos.com
  • Ofertat që nuk u përmbahen kushteve të parashtruara në këtë dokument mund të diskualifikohen nga procesi i përzgjedhjes

TAGS: Mogo FinancePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 579
Kategoria Auditim
Skadon Skadon: SOT
Orari
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC