1

Ftesë për Ofertë - Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë

Ruaj
SOS Fshatrat e Fëmijëve
Follow
(LEXO MË SHUMË PËR KËTË KOMPANI)
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

FTESË PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është e interesuar të ju sigurojë fëmijëve pushime verore.

Me këtë rast ju bejmë ftesë për ofertë në përputhje me specifikacionin për:

Akomodim për Pushime Verore për Fëmijë– pansion i plotë në Shëngjin, Velipojë ose Durrës.

Akomodimi duhet të bëhet për gjithsejt 48 persona njëkohësisht për 7 netë brenda periudhës 28 Korrik – 30 Gusht 2023

Për akomodim të fëmijëve së bashku me stafin përcjellës nevojiten:

  • 10 dhoma me nga 3 shtretër= 30 shtretër
  • 4 dhoma me nga 4 shtretër= 16 shtretër
  • 2 dhoma me nga 1 shtrat= 2 shtretër
  • Te gjitha dhomat të kenë kondicioner
  • Hoteli të jetë afër plazhit
  • Pansion i plotë (mëngjesi, dreka dhe darka)
  • Hoteli të ketë pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë (e preferuar)
  • Në çmim të ofertës duhet të përfshihen edhe cadrat me shezlone
  • Qasje të lehtë nga hoteli në plazh si dhe në pishinën e hotelit dhe në hapësirat tjera që ofron hoteli si kënde lojërash etj.

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dërgojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me llogo zyrtare
  • Në ofertë duhet te ceken cmimet në euro pa TVSH (për person)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 60 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret e përzgjedhjes:

  1. Hoteli i cili ka në afërsi plazhin
  2. Dhomat e hotelit të kondicionuara
  3. Përparësi do të ketë hoteli me pishinë dhe këndin e lojrave për fëmijë.
  4. Pas plotësimit të kritereve të lartëcekura, cmimi më i lirë

Ofertat duhet të dërgohen në email adresën: procurement1@soskosova.org deri me datën:

20.07.2023

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet