Kuvendi i Republikës së Kosovës

Anëtar në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Shpërndaje
	 	 

KONKURS - Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall:

KONKURS
Për zgjedhjen e 1 (një) anëtari në Këshillin Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga shoqëria civile

Në pajtim me nenin 9 dhe 10 të Ligjit 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:

1 (një) anëtar/e, përfaqësues nga shoqëria civile.

I. Kandidati për anëtar në Këshillin Prokurorial të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë këto kushte:

1. Të jetë shtetas dhe banor i Republikës së Kosovës;
2. Të ketë përgatitje të lartë profesionale nga fusha e drejtësisë;
3. Të ketë njohuri nga fusha e të drejtave të njeriut;
4. Të ketë përvojë pune në çështjet ligjore së paku 5 (pesë) vjet;
5. Të ketë përkrahjen e së paku 5 (pesë) organizatave të shoqërisë civile të fushës së drejtësisë;
6. Të mos jetë i dënuar për vepër penale.
II. Shoqëria civile duhet t'i bashkëngjisë listës së kandidatëve të nominuar për anëtar edhe dokumentet, të cilat vërtetojnë se kandidati i plotëson kushtet e paraqitura në këtë shpallje publike.

III. Kuvendi i Kosovës inkurajon shoqërinë civile, që gjatë dërgimit të propozimeve për anëtar të KPK-së, të marrë parasysh përbërjen shumetnike të Republikës së Kosovës dhe parimet e pranuara të barazisë gjinore.

Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Autobiografia (Curriculum Vitae);
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (diplomat nga universitetet jashtë 
vendit, duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë); 
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës (duke bashkangjitur edhe raportin nga Trusti pensional);

• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 24 qershor 2019, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-182, 211-181 dhe (0) 44 567 - 041.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.

TAGS: Kuvendi i KosovesPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1469
Kategoria Juridik
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC