Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Anëtarë të Komisionit Vlerësues për Projektet për Ofrimin e Shërbimeve të Punësimit për të rinj

	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova – Republic of Kosovo

Qeveria – Vlada – Government

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit / Ministarstvo Kulture, Omladine i Sporta / Ministry of Culture, Youth and Sports

FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTARË TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE TË PUNËSIMIT PËR TË RINJ

Bazuar në Rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të si dhe bazuar në Vendimin nr. 1047/2019 të datës, 29.05.2019 të lëshuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për thirrjen publike për Projekte për rritjen e punësimit të rinjve përmes ofrimit të shërbimeve të punësimit për të rinj, ftojmë Organizatat Jo Qeveritare/shoqërinë civile, të aplikojnë për të marr pjesë në komisionin e vlerësimit në cilësinë:

  • Përfaqësues nga OJQ-të (një anëtar)
  • Përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e ekspertit (një anëtar)

Të drejtë aplikimi kanë:

  • Të punësuarit në organizatat jo-qeveritare aktive në Republikën e Kosovës;
  • Ekspertë të pavarur, cilët kanë të paktën 5 vite përvojë pune që ndërlidhet me administratën publike, hartimin dhe menaxhimin e projekteve në fushën e ndërmarrësisë, punësimit, aftësimit profesional, apo fusha të ngjashme.

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kushte:

  • Duhet të kenë të kryer së paku nivelin e studimeve Bachelor;
  • Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune;
  • Të kenë përvojë në projektet e OJQ-ve;
  • Të mos jenë të emëruar politik, shërbyes civil apo pozita të ngjashme në administratën shtetërore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente:

  • Një letër motivimi;
  • Një CV të përditësuar;
  • Dëshmi për shkollimin dhe përvojën e punës;
  • Të punësuarit në OJQ duhet të dorëzojnë një letër nominimi nga Udhëheqësi i OJQ-së në të cilën aplikuesi është i punësuar.

Aplikimi mund të bëhet përmes e-mail: burim.mexhuani@rks-gov.net deri me datën 20.06.2019 dhe të shkruhet në subjekt pozitën për anëtar të komisionit për të cilin aplikoni.

TAGS: Ministria e Kultures, Rinise dhe SportitPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 742
Skadon Ka skaduar!
Orari Temporary
Lokacioni Prishtinë
Shpallje të Ngjashme Të gjitha
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC