Njoftim për Mundësi Punësimi: Asistent(e) Administrativ(e)
Princeton School of Prishtina është në kërkim të profesionistëve të motivuar dhe të organizuar për të ju bashkuar ekipit tonë si Asistent(e) Administrativ(e).
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Sigurimi i mbështetjes administrative të plotë për drejtuesit dhe anëtarët e ekipit të shkollës.
- Menaxhimi i kalendarëve, planifikimi i takimeve dhe koordinimi i mbledhjeve/ takimeve.
- Përgatitja dhe redaktimi i korespondencave, raporteve dhe prezantimeve.
- Menaxhimi i komunikimit me palë të interesit, përfshirë telefonatat dhe email-at.
- Ruajtja dhe organizimi i skedarëve, dokumenteve dhe regjistrave të zyrës.
- Koordinimi i logjistikës për ngjarje, konferenca dhe mbledhje.
- Bashkëpunimi me ekipet e brendshme për të siguruar veprimtarit e shkollës dhe komunikim efektiv.
Kualifikimet:
- Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi kohor.
- Vëmendje e veçantë për detaje dhe saktësi.
- Aftësi shkëlqyese komunikimi me shkrim dhe me fjalë.
- Zgjuarsi në Microsoft Office Suite (Word, Excel, PowerPoint, Outlook)
Procesi i Aplikimit:
Për të aplikuar për pozitën e Asistent(e) Administrativ(e), ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresen e mëposhtme info@princetonprishtina.school