1
PREMIUM PLUS
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Porsche Prishtina është anëtare e grupit të njohur botëror Porsche Holding nga Austria. Lidere në Republikën e Kosovës në importin, shitjen dhe servisimin e automjeteve. Porsche Prishtina kërkon kandidatë entuziast dhe të kualifikuar për pozitat në vijim:

Këshilltar për pranim në servis

Detyrat e punës:

  • Pranon kërkesat e klientëve
  • Hap urdhëresat e punës për klientë
  • Përcakton nivelin e punës servisuese
  • Këshillon klientët rreth gjendjes së veturës,punës së nevojshme dhe shpenzimet për të
  • Kontrollon rastet e lidhura me kërkesat e garancisë

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Shkollë profesionale
  • Njohuri mbi funksionimin e automjeteve dhe sistemeve të tyre
  • Zotërim të shkëlqyer të gjuhës angleze ose gjermane
  • Përparësi do të kenë kanditatët të cilët posedojnë:
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi të mira organizative dhe analitike
  • Përvojë pune mbi 2 vite në servis të brendeve Volkswagen, Audi, Seat ose Skoda

Porsche Prishtina ju ofron:

Siguri të një koncerni botëror, atmosferë të këndshme pune, mundësi zhvillimi dhe përparimi në karrierë, mundësi trajnimi dhe edukimi të vazhdueshëm.    

Të gjithë të interesuarit, luten të dërgojnë Autobiografinë (CV) e tyre me dokumente përcjellëse në info@porsche-kosova.com më së largu deri më 15.06.2023.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kategoria Punë të Përgjithshme
Skadon 15/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet