1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Porsche Prishtina është anëtare e grupit të njohur botëror Porsche Holding nga Austria. Lidere në Republikën e Kosovës në importin, shitjen dhe servisimin e automjeteve. Porsche Prishtina kërkon kandidatë entuziast dhe të kualifikuar për pozitat në vijim:

Specialist i Mekatronikës

Detyrat e punës:

  • Mirëmbajtja dhe riparimi i pjesëve elektrike dhe elektronike të automjetit
  • Diagnostifikim specifik të automjetit
  • Servisim i Automjeteve
  • Leximi i dokumenteve teknike

Kualifikimi i nevojshëm:

  • Shkollë profesionale
  • Preferohet kualifikimi Universitar /Inxhinier i diplomuar
  • Përvojë pune profesionale
  • Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip
  • Vetë-iniciativë dhe ndjenjën e përgjegjësisë
  • Njohuri të gjuhes angleze apo gjermane

Porsche Prishtina ju ofron:

Siguri të një koncerni botëror, atmosferë të këndshme pune, mundësi zhvillimi dhe përparimi në karrierë, mundësi trajnimi dhe edukimi të vazhdueshëm.                                                                                       

Të gjithë të interesuarit, luten të dërgojnë Autobiografinë (CV) e tyre me dokumente përcjellëse në info@porsche-kosova.com më së largu deri më 15.06.2023.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Kategoria Inxhinieri
Skadon 15/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet