1

Zyrtar/e të Shitjes dhe Arkëtimit (6), Elektricist

Ruaj
Soltech
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Soltech – Konkurse pune

Kompania e specializuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të ndërlidhura në industrinë e “micro-mobility” dhe pajisjeve të tjera elektronike “smart” dhe atyre të amvisërisë, “Soltech LLC” me seli në Prishtinë hap konkurs për këto pozita të lira:

  1. Zyrtar/e të shitjes dhe arkëtimit – 6 pozita
  2. Elektricist – 1 Pozitë

 

  1. Zyrtar/e të shitjes dhe arkëtimit- Detyrat dhe përgjegjësitë
  • Pret klientët në showroom dhe prezanton produktet sipas kërkesave të klientëve.
  • Propozon opcione apo zgjidhje të ngjashme ose shtesë, karshi blerësve potencial.
  • Prezanton të gjitha specifikat teknike dhe të mirëmbajtjes së produkteve karshi klientëve, blerësve potencial.
  • Vendos dhe rendit produktet e mallërave të reja në raftet përkatëse.
  • Mirëmban ekspoziturën e produkteve dhe menaxhon stoqet në raftet përkatëse.
  • Përkujdeset për ekspozimin e saktë të çmimeve sipas standardeve të kompanisë dhe ligjeve përkatëse.
  • Produktet e përzgjedhura për blerje, i bart tek arka për pagesë nga konsumatori.
  • Proceson pagesat me cash dhe kartela bankare të klientëve.
  • Numëron dhe verifikon autenticitetin e bankënotave që pranon për pagesë.
  • Përkujdeset për funksionalitetin e plotë të POS terminaleve, në baza ditore gjatë pranimit dhe dorëzimit të ndërrimit.
  • Kontrollon produktet e blera në aspektin e rregullsisë së tyre para dorëzimit tek blerësi.
  • Kontrollon produktet e blera mbi posedimin e alarmeve dhe mënjanimin e tyre, posa të kryhet pagesa nga klienti.
  • Varësisht produktit të blerë dhe në linjë me procedurat e kompanisë, lëshon garancionin në produktin përkatës për klientin.
  • Përfaqëson politikat e kompanisë në aspektin e kujdesit ndaj konsumatorit.
  • Mban elementet dalluese të stafit të kompanisë, në mënyrë që të jetë i/e identifikueshme nga klientët.
  • Asiston dhe ndihmon kordinatorin, menaxherin e relacioneve me klientët dhe gjithë ekipin në arritjen e objektivave të kompanisë;
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera me qëllim të kordinimit të veprimeve;
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi;

Paga bruto EUR 550 + bonuse në bazë të shitjeve mujore


  1. Elektricist – 1 Pozitë
  • Bën vlerësimin e pajisjeve jo funksionale duke identifikuar shkaktarin e dëmit;
  • Vepron duke riparuar pajisjet, gjithnjë në linjë me garancionet e secilës kategori të produkteve;
  • Trajton rastet e riparimeve sipas urgjencës dhe listës javore të pranimit të produkteve në servis;
  • Mirëmban stoqet e pjesëve rezervë, sipas rregullave të kompanisë;
  • Aplikon çmimoren zyrtare të kompanisë për shërbimet e servisimeve të rregullta apo sanimin e dëmeve të shkaktuara jashtë kushteve të garancionit;
  • Si dhe detyra tjera të lidhura me natyrën e punës që kërkohen nga mbikëqyrësi;

Kualifikimet dhe përvoja:

  • E preferueshme të kenë të mbaruara studimet bachelor në fushat relevante; ekonomi, marketing, inxhinieri, shitje;
  • Të kenë njohuri dhe përvojë të dëshmuar në fushat relevante apo të ngjashme;
  • Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi;
  • Të ketë aftësi të larta të komunikimit për pozitën 1;
  • Për pozitën 1, gjegjësisht zyrtarët e shitjes dhe arkëtimit, përvoja e punës në prezantimin dhe shitjen e pajisjeve elektronike, teknologjike dhe / apo teknikës së bardhë, përbën përparësi;
  • Aftësi kreative për të kontribuar me ide të reja dhe inovative;

Çka ofron kompania:

  • Ambiente pune dinamike me mundësi zhvillimi të mëtutjshëm profesional;
  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas ligjit respektiv të Republikës së Kosovës;
  • Avansim i njohurive në fushën e teknologjisë dhe trendeve më të reja botërore;
  • Vendi i punës është në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, afër rrethit të Marigonës;
  • Pagë atraktive;

Si të aplikoni:

Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: info@soltech-ks.com me titull në subjekt: “Pozita për të cilën aplikoni” (selektoni sipas numrave rendor, një apo më shumë pozita për të cilat mund të kualifikoni).

Aplikimi  është i hapur deri më 30/06/2023.

Vetëm kandidatët e listës së ngushtë do të ftohen në intervistë.

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet