ARKEP
Zyrtar Administrativ / Pranues i Mallit
Shpërndaje
	 	 

Në mbështetje të neneve; 11), 12) dhe 18) të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës; dispozitave të aplikueshme të Rregullores Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, dhe në referim të miratimit për shpalljen e konkursit (Zyrtarit Kryesor Financiar) Nr.Prot. 429/2/18 datë,15.05.2018 nga ARKEP dhe Aprovimit nga MAP- (SIMBNJ) të dhënë, dt. 18/05/2018, bazuar në paragrafin 4) neni 78 të Ligjit Nr. 04/L/109, Udhëheqësi më i Lartë Administrativ i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) më datë; 06/05/2018 autorizon shpalljen ;

 

 

VAZHDIMIN E K O N K U R S I T

 

 

Për plotësimin e pozitës së lirë

1)  Titulli i pozitës:

Zyrtar Administrativ/Pranues i Mallit

 

Nr. i referencës së pozitës:

ARKEP- AD/450/JP00033401

 

Pozita:

Pozitë e karrierës

 

Puna Provuese:

Dymbëdhjetë (12) muaj

 

Kategoria Funksionale:

Niveli Profesional

 

Grada e vendit të punës:

ART – 60

 

Numri i pozitave:

Një (1)

 

Vendi i punës:

Prishtinë

  1. Qëllimi i vendit të punës (përshkrim i shkurtër i qëllimit të pozitës dhe çka duhet të arrijë kjo pozitë)

Të bëjë pranimin, deponimin dhe dhënien te personeli të pasurive jo financiare dhe mbajtjen e saktë të shënimeve mbi rezervat e pasurive jo financiare të Autoritetit, për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve të punës në Autoritet.

Detyrat kryesore;(përshkrim i shkurtër i detyrave kryesore, të renditura për nga rëndësia)

  • Bën pranimin e faturave dhe mallrave të dërguar nga Operatoret Ekonomik, duke krahasuar çmimet e tyre me çmimet e ofertuara/kontraktuara;
  • Regjistron të gjitha faturat e pranuara në librin e faturave, në sistemin e Free Balancit sipas klasifikimeve ekonomike;
  • Mban evidence të plot mbi të gjitha mallrat e pranuara, bënë barkodimin e tyre, si dhe kontrollon gjendjen fizike të tyre, numrin serik, sasinë, peshën, gjatësinë duke i krahasuar me specifikimet sipas fletëporosisë, apo dokumentet e kontratës;
  • Përgatit raport për gjendjen e mallrave në depo sipas kërkesës së Drejtorit;
  • Përkujdeset për sistemin e regjistrimit dhe shifrimin e gjithë inventarit, shpërndarjen e mallrave në bazë të kërkesave, sigurimin që shënimet e lëvizjes së mallrave dhe dorëzimit të tyre janë proceduar në përputhje me programin E-Pasuria;
  • Ruan të dhënat mbi mallrat e Autoritetit dhe mban shënime elektronike, kurse zyrtarit të pasurisë ia përcjell një kopje të faturës, bashkë me kopjen e fletë pranimit te mallit dhe gjendjen e saj;
  • Përgatitë raporte lidhur mbi mallrat për blerje dhe raporton mbi shpërndarjen e mallrave të blera;
  • Angazhohet në mënyrë të vazhdueshme për ngritje të aftësive profesionale përmes pjesëmarrjes në programe trajnime të avancuara në temat që ndërlidhen me mandatin e përgjithshëm të departamenti dhe detyrat kryesore nga përshkrimi i vendit të punës, për të siguruar rezultatet dhe performancën e pritur në drejtim të arritjes së plot të objektivave individuale të punës dhe të departamentit;
  • Kryen detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret momentale të cilat me arsye mund të kërkohen kohë pas kohe sipas nevojës me kërkesën e Drejtorit të Administratës dhe/apo Kryetarit të Bordit.

Kriteret e kërkuara (kualifikimet, përvojat, si dhe aftësitë tjera që kërkohen për këtë vend të punës)

  • Përgatitja shkollore Diplomë Universitare, Ekonomik apo Juridik;
  • përvojë në punë te ngjashme 1(një) vjet e dëshirueshme.

Karakteristikat e pazakonta të mjedisit të punës, nëse ka (p.sh. rreziqet e jashtëzakonshme në vendin e punës, presionet fizike ose rreziqet nga ekspozimi ndaj substancave të rrezikshme ose përdorimi i pajisjeve që paraqesin rrezik dhe të cilat rezultojnë nga natyra e vendit të punës ose vendndodhja e vendit të punës)

S'ka

Aftësitë personale;

  • Njohje të mirë të legjislacionit, procedurave dhe sistemeve të menaxhimit dhe regjistrimit të pasurisë, sistemit të Free Balanc dhe E-Pasurisë;
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur e mbikëqyrje minimale dhe në mjedis ekipor;
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit, veçanërisht programeve MS Word dhe Excel dhe Internetit;
  • Njohuri të mira të gjuhës shqipe .

Data e publikimit;

06/05/2018

 

 

 

12/06/2018

Data e mbylljes së publikimit;

 

 

 

 

  1. Aplikimi;

Aplikacioni mund të merret në Autoritetin Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare, e cila gjendet në adresën: Rr.Bedri Pejani Nr. 23, Prishtinë, ose mund të shkarkohet nga ueb-faqja www.arkep-rks.org tek rubrika e punësimit.

Aplikacionet e plotësuara së bashku me kopje të dëshmive të kërkuara sipas shpalljes për rekrutim dorëzohen pranë Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare në zarf të mbyllur; dhe/apo mund të dërgohen përmes postës elektronike në adresën elektronike; info@arkep-rks.org ose të dërgohen përmes postës në adresën; Rruga ‘Bedri Pejani’ Nr. 23, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten të dhënat personale mbi përvojën paraprake dhe gjitha kopjet e kualifikimeve (diplomave; certifikatave të trajnimeve; dëshmi të njohjes së gjuhëve të huaja dhe përdorimit të kompjuterit).

Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin e tel. 038 212 345

Njoftimi mbetet i hapur për dorëzimin e aplikacioneve 7 ditë nga dita e publikimit.

  1. Informatë e përgjithshme për të gjithë kandidatët

Shërbimi Civil i Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në organet e shërbimit civil të administratës publike qendrore dhe lokale, siç specifikohet në nenin 11, par. 3 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohet dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.

Shikime 914
Kategoria Administratë
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC