1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Ikonë Studio hap konkurs për pozitën Elektricist/ Teknik të Ndriçimit

Përshkrimi i punës:

  • përgjegjës për kujdesin e pajisjeve elektrike të ndriçimit si në një set filmi ashtu edhe në lokacione të tjera;
  • punon nën udhëzimet e Gaffer-it (shefi i departamentit të elektricitetit) dhe Best Boy (zëvendësuesi i tij), varësisht nga volumi i punës;
  • duhet t'i mbajë pajisjet të pastra, të sigurta dhe në gjendje të mirë funksionale;
  • varësisht nga volumi i punës së produksionit, të bëjë vendosjen e pajisjeve të ndriçimit ose montimin e tyre, përpara se të fillojnë xhirimet;

Njohuritë e kërkuara:

  • njohuri të forta me pajisjet përkatëse dhe mënyrën e funksionimit të tyre, të kuptuarit se si të krijohet ndriçimi i duhur i kërkuar nga prodhimi, aftësia për të modifikuar ndriçimin ndërmjet xhirimeve nëse është e nevojshme;
  • ndërgjegjësim i fortë dhe respektim ndaj çështjeve të shëndetit dhe sigurisë;
  • aftësia për t'u përshtatur në punë për të ndihmuar në krijimin e ndriçimit të parashikuar për projektin;
  • vëmendje e madhe ndaj detajeve, krijues dhe vizionar i mire;
  • aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese dhe punë ekipore;
  • njohuri bazike të gjuhës angleze në të folur;
  • patent shofer të kategorisë B.

Numri i vendeve të lira është 3

 Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në emal info@ikone-studio.tv

Kategoria Inxhinieri
Skadon 02/07/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet