BP Home
Menaxher i Marketingut / Marketing Manager
Shpërndaje
	 	 

SHPALLJE PËR PUNË

“Bp Home Investment” Sh.p.k me seli në Lagjen Tophane-Prishtinë, Rr. Josip Rela 9, është kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë, prodhimit, inovacionit dhe teknologjisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë, me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal dhe profesional për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita:                 Menaxher i Marketingut / Marketing Manager

Paga:                   Konkurruese

Kohëzgjatja:       E pakufizuar

Data e fillimit:     Korrik, 2019

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

Detyrat kryesore të të punësuarit do të jenë si në vijim:

  • Menaxhon komplet ciklin e shërbimeve të marketingut
  • Ndërton “brand-in” dhe besueshmërinë mes klientëve dhe kompanisë
  • Krijon dhe menaxhon kampanja sipas kërkesës për kompaninë
  • Krijon dhe editon përmbajtje (“content”) për publikime, shkrime, video, web-faqe dhe mediume tjera
  • Menaxhon përmbajtën dhe kanalet e komunikimit/prezencës (web faqe, media sociale, mediat tjera, etj)
  • Gjeneron “marketing leads” përmes kanaleve te komunikimit / marketingun digjital
  • Menaxhon organizimin e PR aktiviteteve dhe ngjarjeve (events) sipas nevojës
  • Promovon produktet dhe shërbimet e kompanisë ne hapësirat offline dhe online
  • Hulumton për audiencën dhe tregun specifik dhe ofron këshilla për kampanja
  • Zhvillon njohuri të vazhdueshme rreth organizates, projekteve, shërbimeve dhe produkteve të kompanisë
  • Zhvillon njohuritë të vazhdueshme rreth shërbimeve të marketingut
  • Menaxhon aktivitetet e marketingut, kontrollon performancen (buxheti, KPI, rezultatet, etj)
  • Rekomandon ndryshime/përmirësime në bazë të ndryshimeve në treg
  • Kontribuon përmes punës ekipore për të realizuar rezultatet e planifikuara
  • Përgatit raportetet dhe jep rekomandimeve për menaxhmentin
  • Detyrat tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejtë.

KUALIFIKIMET MINIMALE:

Kandidati për pozitën e Zyrtar i Marketingut / Marketing Officer duhet të posedojë njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative.

  • Përvojë paraprake në pozita të ngjashme nga 3-5 vite.
  • Ka njohuri te shkëlqyer ne menaxhimin e mediave sociale
  • Ka njohuri te shkëlqyer rreth web faqeve (online) me fokus tek marketingu digjital
  • Ka njohuiri të mira rreth Google Ads, AdsSence, dhe SEO
  • Fakulteti Bachelor i përfunduar në drejtime relevante (Marketing, Biznes, Ekonomi, ICT)
  • Kandidati duhet të ketë njohuri të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar.
  • Tepër ambicioz/e, energjik/e dhe i/e disiplinuar në punë

Po ashtu, si parime gjenerale kandidati duhet të demonstrojë qasje pragmatike në gjetjen e zgjidhjeve adekuate me burime te kufizuara, të ketë aftësi të zhvilluara komunikimi (në mënyrë verbale dhe me shkrim); të ketë aftësi për të identifikuar prioritete; të ketë aftësi për të bashkëvepruar me maturi dhe ndjeshmëri me kolegë dhe palë; të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor; të ketë aftësi për të trajtuar informatat e besueshme në mënyrë të duhur; të ketë aftësi të shkëlqyeshme në përdorimin e kompjuterit dhe hulumtimit në internet.  

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në, kopjen e diplomës së bashku me i) portofolin e punëve paraprake ose ii) një letër motivuese ne e-mail në adresën: info@bp-home.com

Data e fundit për pranimin e aplikacioneve është 30 Qershor 2019. Aplikacionet e pakompletuara dhe të dërguara me vonesë nuk do të merren në konsiderim.

TAGS: BP HomePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 878
Kategoria Marketing & PR
Skadon 11 ditë
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC