1

Thirrje për Ofertë - Kompani Hulumtuese/Konsulence

Ruaj
Instituti për Politika Sociale - Musine Kokalari
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 Thirrje për ofertë

IPS Musine Kokalari shpallë thirrjen për ofertë për kompani hulumtuese/konsulence për zbatimin e projektit MATRA në lidhje me qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë.

Emri i organizatës: Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari

Vendi: Kosovë

Emri i projektit: Matra

Numri i projektit: 4000006681

Data e hapjes së thirrjes: 01.06.2023

Data e mbylljes së thirrjes: 15.06.2023

Koha e zbatimit: 01.07.2023 - 30.09.2023

  1. Organizata

Instituti “Musine Kokalari” është institut i pavarur që promovon vlerat sociale dhe demokratike, duke u angazhuar për politika progresive në Republikën e Kosovës. Ne fokusohemi në konceptualizimin dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të barabartë, e cila duke u përqendruar në të ardhmen, t’i tejkalojmë dallimet, zvogëlojmë hendeqet dhe të themelojmë vlera të përbashkëta publike, që bazohen në qytetari, që ndahen nga të gjithë dhe që përqafohen kolektivisht. Ne organizojmë tryeza, akademi politike, konferenca; si dhe shkruajmë qëndrime politike dhe bëjmë përkthime, hulumtime e publikime. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është t’i forcojmë kapacitetet e brendshme për të shkruar, zbatuar dhe promovuar politikat sociale dhe demokratike. Për më tepër, ne punojmë t’i forcojmë kapacitetet dhe aftësitë sociale e qytetare për sindikatat, shoqatat dhe organizimet e tjera qytetare, për ta ngritur zërin e tyre dhe për t’i elaboruar interesat e tyre.

  1. Projekti dhe qëllimi

Ky projekt ka për qëllim që përmes metodës kuantitative dhe asaj kualitative t’i mbledh dhe vlerësojë qëndrimet dhe mendimet e komunitetit serb në Kosovë rreth nevojave, interesave dhe çështjeve tjera që ndërlidhen me ta e që kërkohen e priten nga institucionet e Republikës së Kosovës. Një hulumtim i tillë ka për qëllim të jap disa të dhëna empirike dhe propozime shtesë për dialogun e brendshëm mes Institucioneve qendrore dhe komuniteteve në Kosovë, formën dhe temat që ky dialog duhet të ketë e t’i trajtojë, forumet ku duhet të zhvillohet e grupet shoqërore me te cilat duhet zhvilluar. Po ashtu projekti, pjesë e të cilit është hulumtimi, ka për qëllim ta diskutojë dhe analizojë këndvështrimin që qytetarët e Kosovës/pjesëtarë të komuniteteve, veçanërisht të rinjtë, kanë për të ardhmen. Si e shohin atë? Çfarë shoqërie duan? A ka shoqëria në Kosovë qëllime të përbashkëta? A duhet të ketë?

  1. Shërbimet e kërkuara

Sipas kontratës, kompania duhet të realizoj aktivitetet e mëposhtme që ndërlidhen me anketën dhe organizimin e fokus grupeve:

Realizimi i anketës:

  • Në bashkëpunim IPS MK, të përpilojë pyetësorin;
  • Të përcaktojë metodën dhe mostrën e anketimit nw bashkwpunim me IPS MK;
  • Të trajnojë anketuesit mbi metodën, mostrën dhe pyetësorin;
  • Të testojë pyetësorin paraprakisht, për të kuptuar nësë pyetësori është i kuptueshëm për të anketuarit;
  • Të kontrollojë kualitetin e anketimit në terren;
  • Të analizojë të dhënat dhe të hartojë një raport përshkrues të rezultateve.

Organizimi i fokus grupeve:

  • Të përpilojë udhëzuesin e diskutimit për fokus grupe;
  • Të përcaktojë kriteret e rekrutimit dhe të rekrutojw pjesëmarrësit për 5 fokus grupe me komunitetin serb në Kosovë;
  • Të organizojë dhe moderojë fokus grupet;
  • Të siguroëj hapësirat e përshtatshme për fokus grupe;
  • Të transkriptojë diksutimet e fokus grupeve;
  • Të analizojë gjetjet e fokus grupeve dhe t’i përfshij ato në raportin e përgjithshëm.

Dokumentet që duhet të dërgohen gjatë realizimit të projektit:

  • Pyetësori i anketës;
  • Mostra e anketës;
  • Udhëzuesi i fokus grupeve;
  • Baza e të dhënave të anketës;
  • Transkriptat e fokus grupevve;
  • Raporti përshkrues (rezultatet e anketës së bashku me gjetjet e fokus grupeve) në gjuhën angleze.
  1. Kriteret e përzgjedhjes

Kompania që do të përzgjedhet duhet:

  • Të jetë e regjistruar në organet kompetente të Republikës së Kosovës, të posedojë numrin e regjistrimit, numrin fiskal, të lëshojë fatura të rregullta dhe të pranojë pagesat vetëm nëpërmjet formës bankare;
  • Të mos jetë nën hetime për çështje të abuzimit financiar;
  • Të jetë e aftë të demonstrojë përvojën dhe kualifikimet për shërbimin e kërkuar;
  • Të jetë me përvojë pune së paku pesë vite dhe të ketë kryer hulumtime të ngjajshme në tri vitet e fundit;
  • Të posedojë teknologjinë adekuate për realizimin e anketës përmes metodës CAPI.
  1. Procesi i përzgjedhjes

Kompania e cila plotëson të gjitha kriteret e mësipërme dhe ofron kushtet më të volitshme të zbatimit të kontratës do të përzgjedhet në këtë formë:

  • Propozimi teknik (metodologjia dhe plani i punës) – 50%
  • Ekipi i propozuar – 30%
  • Përvoja relevante – 20%

Dokumentet e kërkuara: propozimin teknik dhe financiar, duke përfshirë metodologjinë, mostrën, si dhe CV-të e stafit të angazhuar i dërgoni në info@musineinstitute.org me këtë titull “Ofertë për projektin MATRA”, deri më datën: 15.06.2023

IPS Musine Kokalari

www.musineinstitute.org

KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet