Oda Ekonomike Nordike ne Prishtine shpall konkurs për pozitën:
Asistent/e Administrativ/e
Përgjegjësitë dhe detyrat :
- Përgjegjëse për kryerjen e detyrave të ndryshme administrative;
- Përgjegjëse për komunikim elektronik dhe informim;
- Pranon telefonatat dhe drejton ato në mënyrë efikase;
- Koordinon agjendën e takimeve të Drejtoreshës se Odes Ekonomike Nordike;
- Koordinon takimet në mes punonjësve me palët e treta;
- Shërben si urë lidhëse në mes personelit administrativ dhe atij jo-administrativ;
- Sipas kërkesës së Mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë të shkollës së mesme, preferohet shkollimi i lartë;
- Njohje të shkëlqyeshme të gjuhës angleze, njohja e gjuhëve të tjera është përparësi;
- Përvojë pune në administratë;
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
- Aftësi të shkëlqyeshme organizimi dhe komunikimi;
- Aftësi për menaxhimin e punës nën presion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike në gjithë aplikacionet e MC Office,
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-në përmes e-mail adresës elektronike në info@nordic-cham.com – ose nr +383 45 752863
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni “Asistente Administrative”.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 1 Qershor 2023 deri më 16 Qershor 2023