1
PREMIUM

Banakier/e, Kamarier/e, Shofer për Delivery, Enëlarëse

Ruaj
L'Antica Pizzeria Da Michele
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në zemër të qytetit të Napolit, në vitin 1870 familja Condurro filloi atë që do të bëhej një histori e gjatë e prodhuesve të mëdhenj të picave. Michele Condurro, djali i Salvatores, zotëroi artin familjar të bërjes së picave, të cilën e fitoi nga mjeshtrit legjendar të Torre Annunziata të cilët ishin profesionistë në përgatitjen e brumit, në gatimin si dhe në pjekjen e picës.

Që atëherë, pesë breza të mjeshtërve të picabërësve kanë vazhduar punën e themeluesit, duke respektuar traditën dhe duke qenë besnikë ndaj udhëzimeve të Z. Michele. 

Sekreti ynë? Thjeshtësia dhe dashuria për traditën.

Ne janar te ketj viti L'Antica Pizzeria Da Michele ka hapur dyert edhe në Prishtinë, në rrugën Ali Pashe Tepelena duke sjellë shijen autentike napoletane në qytetin tonë. Me recetat identike sikur në Napoli, ky restaurant shpejtë planifikon të hap pika tjera në vende të ndryshme të Ballkanit si dhe vende tjera te Evropes.

A deshironi të punoni në një restaurant me fame botërore dhe kushte mbi mesataren e Kosovës? Nese po atëhere ju ftojmë të aplikoni në butonin e meposhtem.

L'Antica Pizzeria Da Michele Kosova ka hapur konkurs pune per:

  • Banakier/e
  • Kamarier/e
  • Shofer për Delivery 
  • Enëlarëse

Me te cilen pune keni mundësi të punoni për Da Michele në Kosovë dhe poashtu për pikat tjera që do të hapim në Europe.

Të interesuarit të plotësojnë formën e meposhtme dhe ekipi i Da Michele do të ju kontaktojë.

 

Kategoria Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Skadon 30/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet