Pozita: ๐ฆ๐๐๐๐ฆ ๐ฅ๐๐ฃ๐ฅ๐๐ฆ๐๐ก๐ง๐๐ง๐๐ฉ๐
Qyteti: Prishtine
Angazhimi: 40 orë në javë
Përshkrimi i jCoders
jCoders tash e 6 vite edukon të rinjt e moshave 7 – 18 në STEM (Science, Technology, Engineering and Math) me fokus më të madh në Teknologji dhe Inxhinieri. Ne jemi i vetmi institucion në ballkan që mbanë vulën e cilësisë së edukimit STEM nga AdvancED dhe punën me nxënës e bëjmë me shumë dashni dhe krenari.
Përveq trajnimeve që mbahen me nxënës, ne gjithashtu jemi te dedikuar në zhvillimin e kurrikulave të reja, përditësimin e metodologjisë së punës, dhe mbajtjen e ngjarjeve të ndryshme teknologjike për nxënësit tonë. jCoders ka një rol aktiv në shoqëri, ku ne jemi implementues të projekteve të ndryshme siç janë Tech Heroes, SEP (Simulatori i Eksperiëncës Punës) dhe Film Making Courses. Kjo e bën jCoders një ambient të punës i cili nxitë kreativitetin dhe inovacionin jo vetëm për nxënësit tanë por edhe për gjithë ekipin.
Cka presim nga anëtarët e ekipit tonë:
- Prezantimi, promovimi dhe dhe shitja e produkteve/shërbimeve duke përdorur argumente të forta për klientët ekzistues dhe ata potencial
- Kryerja e analizës së kostos dhe përfitimit dhe përmbushja e nevojave të klientëve ekzistues/potencial.
- Krijimi, zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve pozitive mes biznesit dhe klientit.
- Kontaktaktimi i klientëve ekzistues dhe potencial përmes telefonit.
- Përshpejtimi i zgjidhjes së problemeve dhe ankesave të klientëve për të maksimizuar kënaqësinë
- Arritja e objektivave dhe rezultateve të shitjeve të dakorduara brenda afatit
- Koordinimi me me antarët e ekipit dhe departamentet e tjera për shitje.
- Analizimi i potencialit të territorit/tregut, gjurmimi i shitjeve.
- Menaxhimi i raporte mbi nevojat e klientëve, problemet, interesat, aktivitetet konkurruese dhe potencialin për produkte dhe shërbime të reja.
- Përmirësimi i vazhdueshëm përmes “feedbacks”
๐๐ธ๐ฎ ๐ธ๐ฒฬ๐ฟ๐ธ๐ผ๐ต๐ฒ๐ ๐ป๐ด๐ฎ ๐ฎ๐ฝ๐น๐ถ๐ธ๐ฎ๐ป๐๐ฒฬ๐:
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze
- Të jetë i gatshëm për angazhim me orar të plotë (8 orë/ditë)
- Eksperiencë në shitje dhe në marketing
- Preferohet të ketë të mbaruar një studim relevant në fushën e Marketingut
- Aftesi të theksuara të komunikimit.dhe organizimit me klientët.
Benefitet:
- Përmbushje personale përmes kontributit në komunitet dhe në individ.
- Zhvillimi profesional përmes trajnimeve dhe aktiviteteve në grup
- Mbështetje e vazhdueshme personale, mbikëqyrje për t’ju ndihmuar të keni sukses.
- Pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme që organizohen nga jCoders dhe komuniteti.
- Rrjetëzimi me komunitetin e IT-së
Afati i fundit per aplikim: 10.06.2023
Për të aplikuar ju lutem plotësoni formularin:
https://forms.clickup.com/4501590/f/49c2p-1317/3IYRFVWZC0D7ULMII3