1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komuna Podujevë shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit

Specialistë të inxhinierisë të Ndërtimit

Institucioni

Komuna Podujevë

Nr. i Referencës

RN00011616

Kodi

RPC0005233

Data e njoftimit

08.05.2023

Afati për aplikim

29.05.2023 - 05.06.2023

 

 

 

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Të kontrollojë produktet ndërtimore, pajisjet, aparatet, repromaterialin për prodhim, përpunim dhe finalizim, si dhe prodhimet në të gjitha fazat e prodhimit dhe në të gjitha vendet ku gjenden dhe dokumentacionin tjetër përkatës të nevojshëm me qellim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispozitave ligjore;
  • Merr pjesë në inspektimin e objektet ndërtimore për të verifikuar dokumentacionin e nevojshëm rreth ndërtimit të objektit sidomos për leje ndërtimore;
  • Të hyjë në çdo kohë gjatë orarit të punës, në prani të drejtuesit apo përfaqësuesit të tij, në reparte, linja prodhimi e shfrytëzimi dhe qendra tregtimi ku ushtrojnë veprimtari subjektet e përshkruara me ligj
  • Mbikëqyrë punën e pjesëmarrësve në ndërtimin, modifikimin, përdorimin, mirëmbajtjen dhe rrënimin e ndërtesave, si dhe cilësisë së përdorimit të produkteve të ndërtimit;
  • Me rastin e inspektimit në objekte ndërtimore harton procesverbale me shkrim;
  • Kujdeset për aplikimin e fletëparaqitjeve për kundërvajtje;
  • Lëshon urdhëresa dhe ndalesa të përkohshme sipas rregullave ligjore për evitimin e parregullsive apo të mungesave gjatë kryerjes së punëve për një afat të caktuar kohor;
  • Ndërmerr masat e sigurisë për ndalimin e ndërtimeve pa leje;
  • Merr pjesë në komisione kur ngarkohet, kryen detyrat përkatëse si dhe detyra te tjera që mund të ngarkohen nga mbikëqyrësi në përshtatje me natyrën e punës dhe profesionit të tij.
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  2. Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri Civile.
  1. Kualifikime të posaçme formale: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  2. Përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  3. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Njohuri të thella dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të gjëra të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhës angleze.
  1. Pozitat aktualisht të lira

 

Nr. i

Titulli i

Klasa e

Koeficien

 

Organizata /

Nr. i

 

Kodi

Referencë

Institucioni

pozitës

pozitës

ti

Vendi i punës

kërkuar

 

 

s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RPC0000239

RN000063

Inspektor i

Profesional 1

7

Komuna

Drejtoria e

 

 

 

42

Ndërtimit

 

 

Podujevë

Inspeksionit

 

 

 

  1. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime (nga Gjykata)
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë
  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen

-Në testimin me shkrim, kandidatët vlerësohen për njohuritë, aftësitë dhe cilësitë kryesore të domosdoshme të kërkuara për Grupin Specialistë të Inxhinierisë së Ndërtimit.

  • Vlerësimi i jetëshkrimit konsiston në vlerësimin e cilësisë dhe nivelit të arsimimit, të përvojës domethënëse në punë dhe të trajnimeve qe lidhen me vendin e punës në lëminë përkatëse të lidhur me Grupin Specialistë të Inxhinierisë së Ndërtimit.

- Në intervistë, vlerësohen njohuritë, aftësitë apo cilësitë e kërkuara për Grupin Specialistë të Inxhinierisë së Ndërtimit që nuk mund të vlerësohen nëpërmjet testimit me shkrim.

  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

https://www.youtube.com/watch?v=olwDDqCUeZI

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Kategoria Inxhinieri
Skadon 05/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Podujevë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet