1

Inspektor i Arsimit (Ferizaj)

Ruaj
Ministria e Punëve të Brendshme
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Ministria e Punëve të Brendshme shpall:


Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.


Emri i grupit                 Specialistë të Arsimit
Institucioni                   Ministria e Punëve të Brendshme
Nr. i Referencës           RN00011613
Kodi                               RPC0005230
Data e njoftimit           05.05.2023
Afati për aplikim          26.05.2023 - 05.06.2023


  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Mban përgjegjësi të plotë për ligjshmërinë e veprimeve gjatë kryerjes së detyrës;
  • Planifikon aktivitetet në kuadër të pozitës përkatëse të cilat korrespodojnë me planin e njësisë/institucionit përgjegjës për inspektim;
  • Siguron zbatimin efektiv të planeve e aktiviteteve inspektuese;
  • Është përgjegjës për të siguruar zbatim efektiv të rregullave e procedurave inspektuese duke përdorur njohuri të thella profesionale;
  • Është përgjegjës për të ndërrmarrë masa ekzektuese apo inicuar raste të shqyrtimit dhe verifikimit të ligjshmërisë në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës;
  • Është përgjegjës për të ofruar këshillime, rekomandime e udhëzime profesionale të nivelit të lartë e në përputhje me kërkesat ligjore si dhe standardet teknike e profesionale për të gjitha palët që janë subjekte të inspektimit;
  • Është përgjegjës për miratimin/konstatimin e korrigjimit të shkeljeve të legjislacionit në fuqi dhe eliminimit të pasojave që rrjedhin nga këto shkelje;
  • Është përgjegjës për marrjen e masave administrative dhe shqiptimit të gjobave që kanë për qëllim shmangien e rreziqeve që mund t’i shkaktohen të drejtave dhe interesave të ligjshme të qytetarëve nga marrëdhënia e punës dhe në shëndetin publik, të përcaktuara nga ky ligj apo me ligje të veçanta.
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe;
  1. Kërkesat e përgjithshme për pranim
  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve.
  • Licencë e mësimdhënësit të kualifikuar në përputhje me nenin 34 të Ligjit Nr. 04/L – 032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosoves;
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 2 (dy) vite përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës me theks të veçantë, përvojë e punës në mësimdhënie.

  1. Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme
  • Realizim i detyrave me njohuri të thella profesionale të fushës përkatëse;
  • Puna kryhet brenda udhëzimeve të përgjithshme lidhur me objektivat dhe afatet e përfundimit të detyrave;
  • Detyrat/Projektet realizohen në përputhje me politikat e institucionit, me standardet administrative dhe procedurat teknike, si dhe duke mbajtur parasysh praktikat profesionale;
  • Përmbushja e detyrave kërkon aftësi analitike dhe planifikim të pavarur;
  • Nga zyrtarët e kësaj klase kërkohet dhe pritet të identifikojnë mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave;
  • Nga zyrtarët e kësaj klase kërkohet dhe pritet të diskutojnë rezultatet e punës me eprorin e tyre dhe t’i referohen atij vetëm në rastet e problematikave/çështjeve jo të zakonshme;
  • Eprori kontrollon punën e zyrtarit të kësaj klase, vetëm sa i takon rezultatit dhe zakonisht nuk ndërhynë lidhur me përmbajtjen e saj;
  • Zyrtari i kësaj klase udhëzon stafin në pozita të klasave më të ultëa brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Sipas nevojës, rishikon dhe kontrollon punën e zyrtarëve të tjerë profesional të nivelit më të ultë, duke sugjeruar dhe udhëzuar kryerjen e punëve profesionale.

. Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

  1. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim
  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore, nostrifikimin për diplomat e marra jashtë vendit;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit të cilave u bashkëngjitet së paku njëra nga dëshmitë mbështetëse si në vijim: pasqyrën e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, pasqyrën e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale;
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
  • Certifikatë/vërtetim nga Gjykata ose nga Këshilli Gjyqësor i Republikës së Kosovës me të cilin dëshmohet se nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Nëse kohëzgjatja lidhur me përvojën e kërkuar e punës, është në sektorin publik, atëherë është i nevojshëm vërtetimi nga institucioni ku ka punuar kandidati/ja me të cilin dëshmohet se ai/ajo nuk gjendet në kushtet parashikuara në nenin 8 (paragrafi 1, nënparagrafi 1.6) të Ligjit Nr.06/L – 114 për Zyrtarët Publik.
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

  1. Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen
  • Aftësitë e përgjithshme, aftësitë hulumtuese, analitike, vlerësuese, formulim të rekomandimeve, këshillave, komunikimit dhe planifikimit si dhe njohurive, aftësive dhe cilësive tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  1. Shpallja e rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen

Kategoria Edukim, Shkencë & Hulumtim
Skadon 05/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Ferizaj
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet