Blukids
Asistente të Shitjes
Shpërndaje
	 	 

BLUKIDS është mark lidere italiane e veshjeve për fëmijë dedikuar për fëmijët nga mosha 0 – 15 vjeç.

BLUKIDS është prezent edhe në Kosovë, dhe për lokalin në ALBI MALL në Prishtinë, hap konkurs për vende të lira pune me pozitën: Asistente te Shitjes.

Detyrat kryesore:

  • Të mirëpret klientët dhe të ju ofrojë asistencë;
  • Të udhëzojë klientët dhe të jep sugjerime dhe informata rreth produkteve;
  • Të ndihmojë konsumatorët në përzgjedhjen e produkteve;
  • Të realizojë të gjitha pagesat dhe të mbajë përgjegjësi për paratë në arkë të pranuara gjatë orarit të punës.
  • Të kujdeset për mallin nga koha e arritjes në dyqan deri sa të shitet;
  • Të krijojë atmosferë të përshtatshme pune dhe marrëdhënie të mira me kolegë.

Aftësitë:

Për të patur sukses në këtë rol ju duhet të:

  • Posedoni aftësi të shkëlqyera komunikuese;
  • Të jeni pozitive;
  • E motivuar
  • Dhe të jeni në gjendje të punoni në mënyre të pavarur dhe në mjedis ekipor.

Kualifikimet:

  • Të ketë eksperiencë pune në shitje – minimum dy (2) vite;
  • Të ketë mbaruar shkollën e mesme (preferohet niveli universitar);
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi me punonjësit dhe klientët;
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe me orar fleksibil;
  • Njohuri të gjuhës angleze (përparësi)
  • Njohuri rreth përdorimit të kompjuterit dhe të paketës Microsoft Office.

Të gjithë të interesuarit/at mund të aplikojnë duke dërguar CV-në së bashku me një fotografi në: b4y.rks@gmail.com deri më 14.06.2019.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë! Intervistat mbahen më 17.06.2019.

TAGS: BlukidsPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 2062
Kategoria Shitje
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC