Ministria e Integrimit Evropian
Zyrtar i Lartë Ekzekutiv
Shpërndaje
	 	 

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

Qeveria - Vlada – Government

Ministria e Integrimit Evropian - Ministarstvo Evropske Integracije - Ministry of European Integration

Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës Ligji Nr. 03/ L -149, Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës,:

MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN  shpallë  KONKURS i Jashtëm  për këtë vend të punës:

Titulli i pozitës: Zyrtar i Lartë Ekzekutiv

Numri i referencës: 05 /2019 /ZSP/ MIE

Grada e vendit punës:  Niveli profesional 3 Grada 8

Koeficienti: 8

Vendi: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Sekretarit te Përgjithshëm të Ministrisë së Integrimit Evropian,  Zyrtari  është përgjegjës të:

  • Ndihmon ne organizimin e punës dhe menaxhimin efikas te aktiviteteve te përditshme te zyrës se Sekretarit te Përgjithshëm dhe ndërlidhjen e departamenteve dhe njësive tjera organizativë te ministrisë me zyrën e Sekretarit; 20:
  • Ofron këshilla profesionale dhe ndihmon realizimin e agjendës se punës për Sekretarin ne zhvillimin dhe arritjen e objektivave te punës; 15%
  • Harton shkresa, vendime, udhëzime dhe akte tjera për Zyrën e Sekretarit te Përgjithshëm; 15%
  • Bashkëpunon me udhëheqësit e departamenteve, divizioneve dhe zyrave te ministrisë sipas udhëzimeve te Sekretarit te përgjithshëm lidhur me koordinimin për realizimin e aktiviteteve te tyre; 15%
  • Merr pjese ne mbledhjet e ndryshme te Sekretarit te përgjithshëm, mban shënime dhe harton procesverbale sipas nevojës; 10%
  • Siguron klasifikimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e akteve dhe dokumenteve ne Zyrën e Sekretarit te Përgjithshëm; 10%
  • Përgatit raporte periodike mbi aktivitetet organizative dhe çështjeve qe kërkojnë shqyrtim nga Sekretarin e Pergjithshem;10%
  • Kryen edhe detyra tjetër ne përputhje me ligjet dhe rregulloret te cilat mund te kërkohen ne mënyre te arsyeshme kohe pas kohe nga mbikëqyrësi; 5 %

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

  • Diplome universitare juridik, shkenca politike , ekonomi dhe administrata publike, 3 vite përvoje pune profesionale;
  • Njohuri dhe përvoje ne fushën hartimit mbikëqyrjes se zbatimit te politikave dhe !ligjshmërisë;
  • Shkathtësi ne komunikim planifikim te punës dhe udhëheqje te ekipit;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitikë, vlerësuese dhe formulim te rekomandimeve dhe këshillave;
  • Aftësi për përmbushje te detyrave dhe punëve nen presion;
  • Shkathtësi kompjuterike te aplikacioneve te programeve (Word, Excel, Power Point, Internetit).
  • Njohja e mire e gjuhës angleze, e dëshirueshme;

INFORMATË E PËRGJITHSHME  PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURIMIT

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë nëpunësit e MIE-së, të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë shkollimin e lartë dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.

 “Shërbimi Civil i Republikës së Kosovës, ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë”.

“Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcionalë organet e shërbimit civil të administratës publike, qendrorë dhe lokale, siç specifikohet në Nenin 11, paragrafi 3të Ligjit Nr..03/L-149 mbi shërbimin Civil të Republikës së Kosovës”

Aplikacionit duhet ti bashkëngjiten  dokumentet përcjellëse  si vijon: Formulari i plotësuar i aplikimit, Dëshminë për kualifikimet arsimore dhe profesionale, dëshminë e përvojës së punës, dy vlerësimet e fundit të punës si dhe dy referenca.

Formularin zyrtar për aplikim, mund ta gjeni edhe në Web faqen : http://mei-ks.net/

Dokumentacioni duhet të dorëzohen në Divizionin e burimeve njerëzore, rruga Ukshin Hoti nr 120 Prishtinë.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do  të kontaktohen.

Afati i konkurrimit është prej datës 05.06.2019 deri me datë 19.06.2019 deri  në orën 16:00. Konkursi  është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen. Për informata shtesë,  ju lutemi telefononi në numrat: 038 200 27-006.

TAGS: Ministria e Integrimit EvropianPrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 586
Kategoria Menaxhment
Skadon Skadon: SOT
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015
for Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC