Ky konkurs ka skaduar. Kerko me shume oferta pune te lira ne PortalKonkurs për punësim – Operator i BAC-së (10 vende)
RRETH NESH
The HALO Trust është organizata më e madhe humanitare ndërkombëtare e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave, e cila operon në 30 vende dhe territore të botës dhe punëson 12,000 persona staf ndërkombëtarisht. Me projektin e themeluar në Kosovë më 1999, misioni i HALO-s është të mbrojë jetëra dhe të rivendosë jetesën për ata që preken nga minat tokësore dhe nën-municionet kasetore.
HALO është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe nuk do të diskriminojë asnjë kandidat në bazë të moshës, gjinisë, etnisë, fesë ose ndonjë karakteristike tjetër.Të gjitha rekrutimet kryhen në mënyrë transparente, me përzgjedhje të bërë vetëm në bazë të aftësisë.Gratë dhe pakicat inkurajohen të aplikojnë.
TITULLI: Operator i BAC (Pastrimit të fushë-betejave)
LOKACIONI: Rajoni i Gjakovës, rajoni i Ferizajit
ORARI: I plotë
PËRSHKRIMI I PUNËS:
Operarator-i/ja i/e BAC-së është përgjegjës/e për pastrimin e UXO-ve (mjeteve të pashpërthyera) në Kosovë, në përputhje me rregullat e HALO-s dhe standardet kombëtare të HALO-s në Kosovë. Ata/o janë përgjegjës/e të raportojnë çdo eventualitet tek Udhëheqësi i Ekipit apo tek Ndihmës Udhëheqesi i Ekipit.
Puna si operator/e kërkon përgjegjësi të lartë,përkushtim dhe shëndet të mirë fizik si dhe shpeshherë nënkupton qëndrim në kampe larg shtëpisë, gjatë ditëve të punës. HALO kërkon punë ekipore dhe nga ju pritet të përfaqësoni mirë HALO-n, duke iu përmbajtur politikave të organizatës.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE
KUALIFIKIMET
PËRFITIMET
Përfitimet e të punuarit me HALO-n:
APLIKIMI
HALO do të ofrojë trajnime për të gjithë kandidatët e suksesshëm. Trajnimi do të mësojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të kryer punën. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, kandidatëve do të ju ofrohet pozita e punës me orar të plotë.
Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën hr@halokosovo.org apo fizikisht tek zyret e The HALO Trust, adresa: Dervish Shaqa pn, Osek Hilë, Gjakovë (nr.tel 048 492 770) duke përfshirë CV-në, kopje te letërnjoftimit dhe vërtetimin nga gjykata që nuk jeni nën hetime. Afati i fundit për aplikim: 11 qershor 2023 në orën 23:59
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.