1

Menaxher i përgjithshëm (M/F), Asistente e Shitjes për pikën shitëse në Fushë Kosovë

Ruaj
RROTA Smart Electronics
Follow
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

 RROTA Smart Electronics një kompani inovative dhe lider në tregun e Kosovës në fushën e micromobility dhe produkteve smart, me rastin e zgjerimit të aktivitetit të punës dhe për nevojat e kompanisë, shpall konkurs pune për këto pozita:

1 x Menaxher i përgjithshëm  M/F

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune 09:00-18:00

Paga: 800.00€ / me mundësi rritje

Kushtet e përgjithshme:

  • Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të biznesit apo të ngjashme (obligative)
  • Fakultetit i përfunduar obligativ, përparësi fushat ekonomike dhe menaxhim biznesi
  • Njohje shumë e mire e gjuhës angleze si dhe posedimi i patent shoferit

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hartimi i politikave zhvillimore të kompanisë
  • Përcjellja e mbarvajtjes së përgjithshme, e blerje /shitjeve, stoqeve, porosive, punëtorëve
  • Përcjellja e tregut vendor dhe ndërkombëtar, e produkteve innovative në nivel global, e trendeve të shitjes,
  • Menaxhimi i pikave shitëse në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren
  • Menaxhimi i përgjthshëm i servisimit, produkteve nën garancion, pjesëve reserve
  • Mbikqyrja e përgjithshme e rrjedhës së shitjeve dhe marketingut
  • Përgatit planin për zhvillimn e nëndegëve të reja dhe produkteve të reja, harton strategjitë zhvillimore (planin e shitjes, objektivat, metodat, aktivitetet etj.)
  • Negociimi me shitësit me shumicë, furnzimeve dhe kontraktimeve të ndryshme
  • Kujdeset për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë.
  • Asistimi në shitje me raste, sipas nevojës
  • Raporton tek Drejtori menaxhues dhe Pronari

 


1 x Asistente e Shitjes për pikën shitëse në Fushë Kosovë (F)

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune ( 8 orë )

Paga: 350.00€ / me mundësi rritje

Kushtet e përgjithshme dhe Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkolla e mesme e përfunduar (obligative) ndërsa fakulteti konsiderohet përparësi
  • Përvoja e punës minimum 1 vit nga fusha e shitjes
  • Kërkohet aftësi në Shitje direkte, kujdes ndaj konsumatorëve, pastrimi dhe mirëmbajtja e produkteve në ekspozim, regjistrimi i shitjeve dhe pranimi i produkteve në servis.
  • si dhe kërkohen njohuri nga kthimi i mesazheve në rrjete sociale në rast nevoje.
  • Puna provuese me pagesë: 1 MUAJ

RROTA SMART ELECTRONICS
Fushë Kosovë (km.3)

Fb/Insta:  Rrota Smart Electronics

  • Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në hoverboardrrota@gmail.com   
  • Në Aplikim shëno pozitën për cilën aplikoni
  • Konkursi mbetet i hapur deri me 04.06.2023
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen

 

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 04/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Fushë Kosovë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet