1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

  • Pozicioni i punës: Konsulente Shitje 5 pozita
  • Vendndodhja e punës: Prishtinë, Gjilan,
  • Tipi i punës: Kohë e plotë,
  • Eksperiencë Mesatare: (1 vit),
  • Rroga mujore: E mirë.

Personi do të jetë i përgjegjshëm për të gjithë aktivitetet e shitjes, nga momenti i marrjes së kontaktit të parë me klientin deri në mbylljen e procesit të shitjes dhe shërbimin e tij mbas realizimit të shitjes. Të punojë në rritjen e bazës së klientëve të kompanisë. Të bashkëpunojë me stafin e shitjes dhe departamenteve të tjera për t'i shërbyer sa më mirë konsumatorit.

Detyrat:

  • Përgjegjëse për t'i shërbyer dhe konsultuar klientët gjatë procesit të shitjeve;
  • Të tregojë aftësi teknike shitëse si dhe të jetë në gjendje të mësojë produktet e kompanisë në mënyrë që të konsultojë në mënyrë efektive klientin;
  • Të komunikojë me manaxherin e dyqanit për realizimin e një plani mujor bazuar mbi objektivat e vendosura nga Manaxheri i Dyqanit;
  • Të jetë pjesë aktive e zbatimit të planit marketing të kompanisë në pikën e saj të shitjes;
  • Të regjistrojë të dhëna të sakta në lidhje me kërkesa/porosi të ndryshme që mund të parashtrohen nga klientët e kompanisë;
  • Të kuptojë dhe zbatojë të gjitha politikat, procedurat dhe kodin e etikës së kompanisë.

Kualifikimet / Kërkesat:

  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në marrëdhënie me njerëzit, motivimi dhe komunikimi;
  • Të zotërojë një diplomë universitare.

Shënime:
Vendi i lirë i punës ështe për dyqanet e Max Optika Prishtinë 3 pozita dhe Max Optika Gjilan 2 pozita.
Personat e interesuar të dergojnë CV e tyre në: 
n.gina@maxoptika.al

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 30/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë, Gjilan
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet