
POZITA: Zyrtar i Marketingut
REFERENCA: MC-014/10-21
QYTETI: Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Kontabilitetit dhe Konsulencës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Marketingut. Ai ose ajo do të jetë përgjegjës për përkrahjen dhe realizimin e kampanjave e marketingut.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëj koordinimin e marketingut mes kompanisë dhe agjencive apo partnerëve të jashtëm të marketingut me të cilat kompania ka marrëveshje bashkëpunimi.
- Të krijoj përmbajtje të reja për komunikim me jashtë.
- Të kontribuoj me ide në krijimin e përmbajtjeve me përgjegjësi sociale dhe kampanja specifike ditore.
- Të monitoroj buxhetin e marketingut.
- Të jep ide për materiale të marketingut dhe identitetin e brendit të kompanisë.
- Të bëj mbledhjen dhe analizën e të dhënave nga fushatat e marketingut.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohen studimet bachelor në Marketing apo fushë ekuivalente.
- Preferohet 1 vit përvojë pune në rolin e marketingut apo relevante.
- Energjik dhe i/e shkathët që të komunikojë lehtësisht me të gjithë grupet e interesit.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikuese dhe prezantuese.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i/e pavarur dhe në grup.
OFERTA:
- Paga atraktive.
- Orari i punës 40 orë në javë, nga e hëna deri të premten. Orar fleksibil një ditë në javë punë nga shtëpia.
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 04.06.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

