1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Aurora Electric hap konkurs për vende të lira të punës. Aurora Electric është kompani e cila operon me shitjen e materialeve elektrike që nga viti 1989 në tregun e Kosovës. Duke ofruar cilësi, llojllojshmëri dhe traditë në tregun e saj, Aurora Electric tani është distributor zyrtar i shumë brendeve prestigjioze ndërkombëtare.

Andaj si rezultat i zgjerimit të kompanise, Aurora kërkon kandidat të motivuar që të aplikojnë për vendet e lira të punës.

Pozitat: 2 Agjenta Tregtar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vizitat tek klientët potencial;
  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë;
  • Punë të tjera të ngjajshme lidhur me pozitën sipas kërkesave dhe nevojave të kompanisë.

Kualifikimet:

  • Përvojë pune të ngjajshme;
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim dhe kuptim të nevojave të kompanisë;
  • Njohje të mira të terrenit të Kosovës;
  • Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme;
  • Posedim i patentës së shoferit kategoria B.

Vendi i punës: Magjistralja Prishtinë - Ferizaj, km2.

Të gjithë të interesuarit mund të dergojnë CVn në emailat si më poshtë:

olsa@auroraelectric.co

fatos@auroraelectric.co

Kurse, për më shumë informata na kontaktoni në numrin: +38348145738.

Konkursi mbetet i hapur deri më datën 26.06.2023.

 

Kategoria Retail dhe Distribuim
Skadon 26/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet