Shpërndaje
	 	 

PEDAGOG

M/F

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Kujdes të ndjeshëm dhe të kualifikuar ndaj fëmijëve dhe të rinjëve
  • Vlerësime pedagogjike
  • Edukim dhe mbështetje individuale të fëmijëve
  • Punë me prindër, mbikëqyrja e detyrave të ndryshme si dhe aktiviteteve të kohës së lirë
  • Planifikimi, dokumentimi dhe zbatimi i planeve të punës me grupet e synuara
  • Mbështetje të përgjithshmë fëmijëve, të rinjëve dhe familjes
  • Të mbajë kontakt të rregullt dhe bashkëpunim të afërt me QPS, shkolla dhe institucione tjera që u ofrojnë shërbime familjeve
  • Identifikimi i burimeve të mundshme të ndihmës nga komuniteti
  • Plotësimi i bazës së të dhënave dhe përcjellja e saj
  • Detyra tjera sipas kërkesave të udhëheqësit

KRITERET

  • Diplomë universitare në fushën e pedagogjisë apo të ngjashme
  • Së paku 3 vjet përvojë pune në fushën relevante
  • Aftësi të mira të komunikimit ndërpersonal dhe kompetencë sociale
  • Aftësi për të punuar nën presion dhë kënaqësi për të punuar me fëmijë
  • Shkathtësi në kryerjen e detyrave në mënyrë profesionale dhe kualitative
  • Fleksibilitet, gadishmëri për punë ekipore dhe përkushtim
  • Gadishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar në aspekt profesional dhe personal
  • Posedim i lejes së ngasjes së automjeteve
  • Identifikim me idenë dhe qëllimet e SOS Fshatrave të Fëmijëve

Ne ofrojmë

  • Një punë interesante me përgjegjësi
  • Një ambient të këndshëm pune
  • Udhëzim dhe mundësi për zhvillim profesional dhe personal

Orari i punës

  • 40 orë në javë

Dokumentacioni i nevojshëm: Aplikacioni ((mirret në zyret tona ose shkarkohet në webfaqen tone: http://www.soskosova.org/); CV;Letër motivimi; Kopje të Diplomave, Çertifikatave, Referencave; Vërtetimi që nuk jeni nën hetime (vetëm për kandidatët që ftohen në raundin e 3-të)

Afati I fundit për dorëzim 18.06.2019 deri në orën 16:00, përmes emailit HR.Recruitment@soskosova.org.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen në intervistë Dokumentacioni I pa kompletuar nuk do të shqyrtohet.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë Rruga “1 Tetori” p.n., Velani -Prishtinë 10000.

Email info-cv@soskosova.org dhe Tel/ Fax: 038 516 977

SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë e zhvillimit social joqeveritare dhe joprofitabile, aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve që nga 1999, e përkushtuar në ofrimin e shtëpisë dhe familjes për fëmijët nevojtarë dhe përgaditjen e tyre për një jetë të mirë.

TAGS: Sos Fshatrat e FemijevePrishtineKosovaJobVende PuneNjoftime PuneOferta PunePortal PuneLyp PuneVende te lira PuneKerko Pune

Shikime 1738
Kategoria Edukim
Skadon Ka skaduar!
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob is the largest employment network in Kosovo certified by Bureau Veritas with ISO 9001:2015 Quality Management
Follow Us
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC
Copyright © 2019 - KosovaJob LLC