1
PREMIUM
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

POZITA:                             Zyrtar/e i/e Financave – 1 POZITE

QYTETI:                             Prishtinë

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e dokumentacionit kontabël në softuerin kompjuterik.
  • Të bëjë regjistrimin e faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, regjistrat e pagave, raportet e bankës etj.
  • Të bëjë barazimin e llogarive të pagueshme dhe atyre të arkëtueshme.
  • Të menaxhoj llogaritë bankare, procesimin e informatave dhe depozitave bankare.
  • Të krijoj faturat dhe t`u shpërndaj klientëve kur është nevoja.
  • Të regjistrojë dhe mirëmbajë regjistrin e mjeteve themelore.
  • Të bëjë numrimin e stoqeve ne depo dhe në pika të ndryshme në periudha të rregullta
  • Të përgatis raportet, regjistrat dhe shënimet e tjera relevante për departamentin e financave, auditorët e jashtëm dhe ATK-në.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Të ketë të përfunduar nivelin e parë në SCAAK, KAF ose të ngjashme.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në kontabilitet dhe financa.
  • Njohuri bazike të proceseve të punës dhe operacioneve të një biznesi.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office dhe softuerëve financiarë Rikont, Expert ose të ngjashme.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 31.05.2023 në info@pastafasta-ks.com. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Kategoria Ekonomi, Financë, Kontabilitet
Skadon 31/05/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet