Delta Pharma Kosovë është kompania më inovative farmaceutike në vend, që përqafon përditësimet e fundit të teknologjisë. Është e orientuar drejt klientit, e përqendruar në shitjen e barnave Inovative, Xhenerike dhe Biologjike, si dhe produkteve OTC, Rx, Shtesave Ushqimore dhe Pajisjeve Mjekësore.
Delta Pharma Kosovë, me vendndodhje në Prishtinë kërkon të punësoj punonjës me kohë të plotë në pozicionet e mëposhtme:
Vendi i kryerjes së punës: Prishtinë & Prizren
Qëllimi i Pozicionit: Marrja përsipër e përgjegjësive për të gjitha aspektet e lidhura me komunikimin dhe promovimin e produkteve tek profesionistët e kujdesit shëndetësor. Këtu përfshihet cilësia e komunikimit, hapësira gjeografike si dhe gama e specialiteteve të mbuluara, ndërkohë që ruhet dhe përmirësohet reputacioni i Shoqërisë në kujdesin ndaj pacientit.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
Qëllimi i Pozicionit:
Marrja përsipër e të gjitha përgjegjësive në lidhje marrjen e porosive dhe kërkesave të reja prej klientëve (farmacive) në përputhje me të gjitha procedurat standarde të operimit që garantojnë cilësinë, përputhshmërinë dhe saktësinë. Këtu përfshihet njohja e procedurave, zbatimi i përpiktë i tyre dhe shpejtësia në veprim për të ruajtur rendimentin e punës.
Përvoja, Kualifikimet & Aftësitë:
Procedura e aplikimit:
Lutemi dërgoni Curriculum Vitae tek hr@deltapharma-al.com dhe do t’ju kontaktojmë për të diskutuar më tej.