1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

ITD PRISHTINE shpk po kerkon te punesoje:

  “HR - MANAGER”

PËRSHKRIMI I PËRGJITHSHËM I PUNËS:

Human Resources Manager kryen detyra dhe funksione të ndryshme administrative në kompani, të cilat shërbejnë si suport në mbarëvajtjen e proceseve dhe zgjidhjen e problematikave administrative të biznesit. Dy detyrat baze te ketij posti ndahen ne: Menaxhim te Burimeve Njerezore dhe menaxhimit te cilesise.

KËRKESAT BAZË PËR ARSIMIM, KUALIFIKIM, EKSPERIENCË:

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Njohuri mbi parimet bazë të biznesit dhe menaxhimit.
  • Njohuri mbi parimet bazë të menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, poëer point etj.)

Aftësi të tjera:

  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
  • Aftësi të mira negociuese dhe bindëse
  • Aftësi për të punuar në grup

BURIME NJERËZORE, Menaxhim personeli:                                          

  • Njeh dhe zbaton me perpikmeri procedurat operacionale dhe rregulloret e punes per kete detyre.
  • Komunikon në mënyrë efektive me të gjitha nivelet e punonjësve dhe realizon me sukses sensibilizimin e tyre për procedurat dhe politikat e kompanisë.
  • Realizon mbulimin e posteve të rëndësishme të punës me kandidatë rezervë, të trajnuar dhe të gatshëm për të kryer detyrat e përcaktuara, në raste vakancie të paparashikuar.
  • Ne bashkepunim me Pergj. e departamenteve pergatit plani e trajnimit per punonjesit. 
  • Ndjekja e ecurise se punonjesve gjate trajnimit. Menaxhimi i problemeve te ndryshme apo i kerkesave per shtyrje. Mbajtja e kontakteve te vazhdueshme me pergjegjesat per ecurine e tyre.
  • Ne bashkepunim me Pergj. e departamentve ndjek procesin e vleresimeve periodike te punonjesve.
  • Kujdeset për plotësimin në kohën e duhur të dosjes së punonjësve të rinj, si dhe plotesimin e dosjes me cdo dokument te ri gjate punesimit (vleresime, testime, certifikata, masa disiplinore, jokonformitete, arritje objektivash, etj)
  • Menaxhon lejet e punonjësve dhe kohën e tyre të punës, konform ligjit dhe në përputhje me standardet e kompanisë.

MENAXHIMI I CILËSISË                                                                               

  • Është përgjegjës për implementimin dhe zbatimin e procedurave dhe rregulloreve të kompanisë.
  • Informon stafin për çdo update të procedurave të punës.
  • Kontrollon implementimin e procedurave (të reja/ndryshime) nga punonjësit + trajnon/konsulton/sqaron punonjësit.
  • Ndjekje/survey i çështjeve të ndryshme të kërkuara nga MC në IMS Tiranë.

Deadline per te aplikuar: 09 Qershor 2022

Ju lutem specifikoni pozicionin ne subject kur dergoni aplikimet tuaja

Email address per te derguar CV-te: humanresources@itd-ks.com

Kategoria Burime Njerëzore
Skadon 09/06/23 (2 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet