1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.

Shpallim konkurs për:

MENAXHER-E MARKETINGU

Përgjegjësitë kryesore:

  • Planifikimi dhe menaxhimi i buxhetit të kompanisë në marketing;
  • Implementon dhe zhvillon kampania të marketingut;
  • Menaxhon, koordinon dhe është përgjegjëse për promocionet e planifkuara;
  • Menaxhon dhe asiston në krijimin e materialeve për marketing;
  • Mbikqyrja e rrjeteve sociale, web-it, reklamave dhe fushatat promovuese;
  • Analizon dhe përcakton të gjitha operacionet e marketingut të nevojshme për të përmbushur qëllimet e kompanisë

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
  • Preferohet shkollim i lartë professional
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@migros-group.com

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group

Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë

Kategoria Marketing, Reklamim & PR
Skadon 24/06/23 (17 ditë)
Orari Full Time
Lokacioni Prishtinë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet