1
Kategoria
Skadon
Orari
Lokacioni
	 	 

NJOFTIM PUNE

Grupi Yildirim është një konglomerat industrial që operon në më shumë se 9 sektorë, ku minierat dhe operacionet metalurgjike janë fusha kryesore e ndërmarrësisë. Divizioni i grupit, Yilmaden Holding është i përfshirë në operacionet e minierave të kromit në Turqi dhe Kazakistan si dhe ka në pronësi fabrika të prodhimit të ferrokromit në Rusi, Suedi dhe Turqi. Fokusi i Yilmaden Holding është në eksplorimin, nxjerrjen dhe përpunimin e burimeve minerale me impakt minimal në mjedis.

Nëse keni një histori të suksesshme arritjesh dhe lulëzoni në sfidat në mjedise me ritme të shpejta, Yilmaden Holding është shtëpia e duhur për të ndërtuar karrierën tuaj. Yilmaden Holding është i përkushtuar ta zhvillojë NewCo Ferronikeli Complex L.L.C., duke transferuar njohuritë dhe ekspertizën e saj si dhe duke vazhduar investimet për të rritur kapacitetin dhe për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.

Ne gjithmonë përpiqemi ta pasurojmë organizatën tonë duke i bërë pjesë të kompanisë talentët më të mirë të disponueshëm në tregun e punës. Në këtë kuptim, NewCo Ferronikeli Complex L.L.C. u ofron punonjësve një mjedis profesional pune, duke i dhënë mundësi potencialeve të tyre dhe duke mbështetur ngjitjen e tyre në karrierë. Nëse jeni të gatshëm të punoni me entuziazëm dhe jeni të etur për ta krijuar të ardhmen tuaj bashkë me ne edhe ne dëshirojmë t’ju njohim dhe t’ju bëjmë pjesë të sukseseve dhe planeve tona ambicioze.

Pozicioni:               Analist i të dhënave

Departamenti:       Zyra e Drejtorit Gjeneral

Lokacioni:              Drenas, Kosovë

Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i pozicionit është sigurimi i mbështetjes analitike për Menaxhmentin e Lartë duke trajtuar një sërë detyrash për të siguruar efikasitetin e operimeve të biznesit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbështet procesin e vendimmarrjes për investime duke kryer mbledhjen dhe analizën e të dhënave të tregut
  • Rishikon rezultatet mujore financiare dhe operacionale të ndërmarrjes dhe bënë diagnostifikimin e ndryshimeve nga buxheti i aprovuar
  • Bënë nxjerren, organizimin, modelimin dhe bashkërëndimin e të dhënave nga departamentet e ndryshme në mënyrë që të përpunojë informacionin
  • Bashkëpunon me departamentet e tjera për të mbledhur dhe analizuar të dhëna mbi prodhimin dhe aktivitetet e tjera në baza ditore
  • Të gjurmojë dhe analizojë TKP-ës për të matur efikasitetin e operimit të biznesit
  • Krijon raporte dhe prezantime për menaxhmentin dhe ekipet e brendshme bazuar në gjetjet
  • Identifikon dhe rekomandon përmirësime të mundshme operacionale në baza ditore

Kualifikimet dhe Aftësitë:

  • Kërkohet diplomë Bachelor në Financë, Administrim Biznesi, Inxhinieri ose fusha të ngjashme
  • Masteri do të konsiderohej një përparësi
  • 1-3 vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme
  • Njohuri shumë të mira në Microsoft office (Word, Excel, PowerPoint, etj)
  • Zotërim i shkëlqyeshëm i gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur
  • Njohuri rreth standardeve të kontabilitetit dhe analizës së pasqyrave financiare
  • Aftësi për të punuar edhe nën presion
  • I/E vetë-motivuar dhe i/e aftë për t'u përshtatur me ndryshimet

Mënyra e aplikimit:

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre së bashku me letër motivimi dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më 04/06/2023, në adresën e e-mailit hr@ferronikeli.com duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Analist i të dhënave”.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.

Kategoria Administratë
Skadon 04/06/23 (Ka skaduar!)
Orari Full Time
Lokacioni Drenas
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë i certifikuar nga Bureau Veritas me ISO 9001:2015 Standardet për kualitet